Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lëvizjet e pavijoneve, ja ndryshimet në spitale Empty Lëvizjet e pavijoneve, ja ndryshimet në spitale

Fri 19 Apr 2013 - 21:23
Lëvizjet e pavijoneve, ja ndryshimet në spitale QSUTEdhe pse nuk është marrë ende një komunikim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvendosjen e disa shërbimeve spitalore, flitet për disa ndryshime të mundshme. Arsyet nuk dihen, por burime të gazetës “Shekulli” sqarojnë se bëhet fjalë për disa zhvendosje të pavijoneve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe disa të tjerave që i përkasin Spitalit Ushtarak. Bëhet fjalë pikërisht për pavijonin e sëmundjeve profesionale, shumë i përfolur që prej disa ditësh. Përfaqësues të drejtorisë së spitaleve më datë 8 prill bënë mbylljen e përkohshme të pavijonit të sëmundjeve profesionale. Pas kësaj, mjeku Niko Pecani, njëkohësisht edhe shef i këtij pavijoni me kryeinfermieren dhe dy infermierët mbetën në “rrugë të madhe”. Kjo ndodhi në një kohë kur pretendohej nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Spitaleve një shtim i numrit të shtretërve brenda këtij pavijoni. Vetëm para pak ditësh është pranuar rikthimi i shefit të pavijonit në zyrën e tij, ndërkohë që edhe pse jo normalisht, puna vijon. Vendimi i prerë ka qenë që ky pavijon të zhvendosej në një godinë brenda ambienteve të QSUT-së. Rrjedha e ngjarjes vijon me një përvetësim të kësaj qendre, duke bërë që në këtë ambient të ndërtohet Qendra Kombëtare e Hemofilisë. Pas një bisede me shefin e pavijonit të sëmundjeve profesionale, Niko Pecani mësohet zhvendosja e fundit e këtij pavijoni në spitalin e sëmundjeve infektive brenda QSUT-së. “Pas ngjarjes së bujshme të largimit të pavijonit tonë nga Spitali Francez, në të cilin disponohen vetëm tre dhoma për këtë pavijon, na është premtuar që shumë shpejt do të kalojmë në spitalin infektiv. Aktualisht puna vazhdon, por jo me të njëjtin ritëm si më parë.” Ndërkohë, përveç këtij pavijoni pritet të kalojë tek Infektivi edhe pavijoni i dermatologjisë. Përveç këtyre dy shërbimeve, po flitet mundësia e kalimit të dy pavijoneve të QSUT-së në Spitalin Ushtarak në Laprakë. Në fakt çështja është më e ngatërruar se ç’duket. Dy pavijone të tjera nga Spitali Ushtarak flitet se do të kalojnë në Spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”, apo siç njihet me emrin Sanatorium. Mjekët e Spitalit Ushtarak shprehen mjaft mosbesues, teksa pyeten lidhur me ndryshimin e shërbimeve. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi