Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diellza mbledh vajzat më të bukura në një katalog mode Empty Diellza mbledh vajzat më të bukura në një katalog mode

Wed 28 Apr 2010 - 13:46

Një katalog ku Kolgeci ka bashkëpunuar me shumë fytyra publike duke filluar nga modelet Agnesa Vuthaj, Afërdita Dreshaj, Njomza Rozhaja, Marigona Dragusha, Hasna Xhukiçi, Emina Cunmulaj, Zana Krasniqi dhe këngëtaret Mihrije Braha, Jehona Sopi, Soni Malaj, Kaltrina Selimi, Nora Istrefi, Elvana Gjata dhe Genta Ismajli.
Para disa ditëve modelja e njohur kosovare Diellza Kolgeci ka prezantuar katalogun me emrin “Vetja”.
Kolgeci promovimin e katalogut të ri në llojin dhe stilin e saj, përveç emrit unik që i ka vendosur,mes të tjerave ka publikuar edhe moton tejet interesante: “Jo çdokush lind i bukur, por kushdo mund të bëhet i bukur”.
Me këtë moto, ajo ka dashur të tregojë se me pak mund, ndryshimi arrihet në nivel të duhur. Ky mesazh dërgohet tek të gjithë femrat të cilat nuk kanë besim
tek vetja sa i përket bukurisë!
Mihrije Brahja dhe Jehona Sopi në katalog janë paraqitur më serioze sa i përket transformimit të imazhit. Mihrije Braha akoma vazhdon të mbajë ngjyrën pink në të kuqe në flokët e saja, imazh ky që e tregon këngëtaren akoma si një adoleshente.
Jehona është paraqitur përsëri si bjonde me një buzëqeshje të butë e cila e ka karakterizuar këngëtaren. Kjo është edhe një paraqitje e rradhës për Jehonën, e cila së shpejti pritet të bëjë ceremoninë e martesës këtë vit. Elvana Gjata dhe Soni Malaj, janë përzgjedhur nga modelja kosovare Diellza Kolgeci si imazh për katalogun e prezantuar këto ditë në mbarë Kosovën. Këtë përzgjedhje Kolgeci e ka bërë duke u bazuar në suksesin dhe popullaritetin që gëzojnë këto dy këngëtare tek publiku kosovar.
Një përzgjedhje interesante modelja Kolgeci ka bërë me Emina Cunmulajn, Hasna Xhukiçin, Zana Krasniqin dhe Marigona Dragushën duke u bazuar në suksesin e tyre mbarëkombëtar. Ndoshta për faktin se Diellza dëshiron që të njëjtin katalog ta prezantojë edhe jashtë Kosovës, ndërkohë që imazhet e këtyre vajzave do i dalin në ndihmë të madhe asaj për të arritur suksesin e dëshiruar.
Këngëtaret Genta Ismajli, Kaltrina Selimi dhe Nora Istrefi në katalogun e lartpërmendur paraqiten si imazh i femrave të
gjeneratës së re. Këngëtaret kanë pozuar me veshje seksi dhe
verore, një grim natyral dhe krehje të thjeshta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi