Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Japoni, ''Sony'' mbyll 10 000 vende pune deri në fund të vitit Empty Japoni, ''Sony'' mbyll 10 000 vende pune deri në fund të vitit

Tue 10 Apr 2012 - 19:12
Japoni, ''Sony'' mbyll 10 000 vende pune deri në fund të vitit 42810_1TOKIO- Gjiganti japonez elektronik ''Sony'' do të mbyllë 10 000 vende pune në botë deri në fund të vitit, në kuadër të ristrukturimit të disa aktiviteteve, konfirmoi sot e përditshmja ekonomike japoneze, ''Nikkei''.

Kjo ulje do të korrespondojë me rreth gjashtë për qind të personelit total të punësuar nga kompania ''Sony'' në fund të muajit mars 2011 (168 200 të punësuar).
Gjatë një tryeze të rrumbullakët disa javë më parë, drejtuesi i ri i kompanisë elektronike ''Sony'', Kazuo Hirai kishte theksuar se i ishte dashur të merrte vendime të kësaj natyre duke marrë parasysh nevojën për rimëkëmbjen e grupit që rrezikon një humbje neto vjetore prej 2 miliardë eurosh dhe një deficit tregtar prej 900 milionë eurosh për ushtrim të mbyllur deri më 31 mars.

Një konferencë shtypi për stretegjinë e grupit për vitet e ardhshme është programuar më 12 prill.

Kompania ''Sony'' ka vuajtur për një kohë të gjatë si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare 2008-2009 duke mbyllur më shumë se 16 000 vende pune në mbarë botën.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi