Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“The Hunger Games” kryeson arkat filmike Empty “The Hunger Games” kryeson arkat filmike

Thu 12 Apr 2012 - 1:17
“The Hunger Games” kryeson arkat filmike The-Hunger-Games-300x166“The Hunger Games” ka dominuar arkat filmike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada për të dytën herë, duke e përsëritur rekordin e para një jave. Filmi ka arritur që fundjavën ta përmbyllë me 61.1 milionë dollarë të grumbulluar nga shitja e biletave.
Lajmin e ka konfirmuar të dielën studio që ka realizuar filmin. “The Hunger Games”, i cili flet për tinejxherët që detyrohen të luftojnë me vdekjen ka grumbulluar gjithsej 251 milionë dollarë në Amerikën Veriore (ShBA dhe Kanada), në dhjetë ditët e para të lansimit, ka njoftuar distributori “Lions Gate Entertainment”.
Filmi është shfaqur në kinema që nga java e kaluar dhe ka arritur të radhitet i treti në historinë e filmave që kanë grumbulluar më së shumti para në javën e hapjes.
Në vend të dytë për këtë fundjavë është radhitur filmi i zhanrit aksion “Wrath of the Titans” me gjithsej 34.2 milionë dollarë, derisa në vend të tretë është radhitur rrëfimi familjar “Mirror Mirror” me gjithsej 19 milionë dollarë. “Wrath of the Titans” është realizuar nga produksioni “Warner Bros”, derisa “Mirror Mirror” është distribuuar nga “Relativity Media”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi