Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“The Art of FLIGHT” sjell në film aventurat në snowboard Empty “The Art of FLIGHT” sjell në film aventurat në snowboard

Thu 12 Apr 2012 - 1:19
“The Art of FLIGHT” sjell në film aventurat në snowboard Filmi1-300x200“The Art of FLIGHT” është një film aksion me tematikë sportive, premiera e të cilit u zhvillua më 24 Mars, në Hotel Woodland, në Brezovicë, Kosovë, gjatë ditëve të kampionatit të skisë dhe snowboard-it, SBX Brezovica Cup 2012.
Ky film është një kombinim i mrekullueshëm i tregimit të historisë dhe zhvillimit të karaktereve në fushën e sportit.
Snowboarder-i amerikan Travis Rice, së bashku me profesionistë të tjerë të këtij sporti, realizojnë një kërkim 2-vjeçar për të përcaktuar gjithçka që është e mundur të bëhet brenda kuadrit të këtij sporti.
Red Bull Media House, në bashkëpunim me Brain Farm Digital Cinema, prezanton një film nga Curt Morgan, të realizuar me pajisje të dizajnuar posaçërisht për filmimin e këtij projekti. Premiera botërore e këtij filmi u mbajt më 7 Shtator 2011 në Nju Jork, duke vijuar më tej me një turne në të gjithë botën, me prezencën e shumë snowboarders nga e gjithë bota.
“The Art of FLIGHT” gjendet në Blu-ray™, DVD dhe iTunes në mbarë botën që nga 8 Shtator 2011.
Travis Rice shfaqet së bashku me snowboarderët më të mirë të kohës, duke përfshirë dy herë Sportistin e Vitit, John Jackson,
Mark Landvik, Medalistin Olimpik Scotty Lago, Nicolas Muller, DCP, Jake Blauvelt, Pat Moore, Jeremy Jones dhe shumë të tjerë. Të gjithë së bashku përpiqen të eksplorojnë zona të reja malore, si skena të këtij produksioni epik.
“Përmes përfshirjes së thellë të sportistëve për realizimin e këtij filmi, në kemi arritur të tregojmë në një mënyrë shumë reale se çfarë do të thotë për ne të udhëtosh drejt vendeve më të panjohura në tokë, por ndërkohë të kërkosh për terrenin dhe kushtet më dinamike” thotë Rice. “Triumfi mbi vështirësitë është përcjellë më së miri në këtë film më shumë se dramatik.”
Aksion mahnitës, plot aventurë dhe dramë shoqëron rrugëtimin e tyre, duke paraqitur pamje ekskluzive të përjetimit të këtyre mundësive dhe përpjekjeve. Përdorimi i pajisjeve të jashtëzakonshme filmike, bëjnë që audienca të përfshihet dhe të përjetojë këtë eksperiencë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi