Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Geminoidi F”, roboti më “human” që flet e këndon Empty “Geminoidi F”, roboti më “human” që flet e këndon

Thu 12 Apr 2012 - 13:59
“Geminoidi F”, roboti më “human” që flet e këndon Geminoidi-F-263x300Duket aq shumë si njeri, sa në panairin ku u paraqit askush nuk po e besonte se në fakt krijesa që këndonte para tyre, apo qeshte dhe fliste, ishte një robot. Krijesa që mund të përdorë 65 shprehje fytyre, ka mahnitur njerëzit në Kinë. Geminoidi F mund të prodhojë buzëqeshje, madje edhe shprehje enigmatike, duke përdorur aktuatorë (imitim muskujsh) mekanikë nën “lëkurën” e saj prej gome. Krijuesi i saj tha se qëllimi ishte të krijonin një robot që mund të “mashtronte” njerëzit duke u dukur si një prej tyre. Geminoidi F u krijua nga Hiroshi Ishiguro, një dizajnues i njohur robotësh në universitetin “Osaka” në Japoninë e jugut. Androidët e tij kanë një kosto prej 1.2 milionë dollarësh. Por “Geminoidi F” kushton vetëm 110.000 dollarë. Ajo mund të buzëqeshë, të rrudhë vetullat dhe të lëvizë gojën, edhe pse në përgjithësi duket e gëzuar. Ajo mund të flasë dhe këndojë, duke përçuar zërin e njerëzve të tjerë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi