Orizi I Tepërt Rrit Rrezikun E Diabetit
Sun 15 Apr 2012 - 3:46
Orizi konsiderohet si ushqim bazë dhe shumë dietik për pjesën më të madhe të botës, ku futen jo vetëm njerëzit që jetojnë në Kinë e Indi, por edhe ata që jetojnë në Europë e Amerikë. Por një studim nga shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka vërejtur se konsumimi i tepërt i orizit rrit në mënyrë domethënëse rrezikun e zhvillimit të diabetit të llojit të dytë.
Studiuesit kanë analizuar kërkime të kryera më parë mbi konsumin e orizit, ku kishte të dhëna për rreth 352 mijë njerëz nga Kina, Japonia, SHBA dhe Australia, të cilët nuk kishin diabet. Kërkuesit zbuluan se pas një periudhe nga 4 deri në 22 vjet, më shumë se 13400 vetë nga grupi i studimit qe prekur nga diabeti i llojit të dytë.
Ata që konsumonin më shumë oriz kishin edhe incidencë më të lartë në krahasim me ata që konsumonin pak.
Të dhënat rezultuan të vlefshme si për aziatikët, ashtu edhe për perëndimorët, megjithëse ato të Azisë qenë më të prekur. Studimi u publikua më 15 Mars në “British Medical Journal”.
Në Kinë, njerëzit zakonisht hanë katër vakte në ditë me bazë orizin ndërkohë që në perëndim, konsumi mesatar është vetëm pesë vakte në javë. Autori i studimit Qi Sun, deklaroi se konsumii lartë i orizit sjell një rritje të papritur të sheqerit në gjak për shkak se orizi konvertohet me shpejtësi në sheqer. Natyrisht që rreziku më i madh prek njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime nga sa kanë nevojë, pasi ata që mbajnë një balancë mes kalorive të marra dhe atyre të shpenzuara, janë më të mbrojtur.
Ndërkohë, Dr. Tracy Breen, një mjek diabeti në SHBA e hodhi poshtë studimin duke thënë se ka një mori faktorësh të tjerë përveç orizit që shpjegojnë origjinën e kësaj sëmundjeve.
“Nuk është kurrë një sëmundje e shkaktuar nga vetëm një problem. Është me çfarë ushqehesh, çfarë bën dhe cilat janë gjenet e tua. Ne nuk mund t’i ndryshojmë gjenet, kështu që duhet të përqendrohemi te kultura që kemi krijuar mbi ushqimin,” tha Breen. 16 Mars 2012 (gazeta-Shqip.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi