Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vera, Ndikon Edhe Në Frymëmarrje Empty Vera, Ndikon Edhe Në Frymëmarrje

Sun 15 Apr 2012 - 3:56
Vera, Ndikon Edhe Në Frymëmarrje VeraaShkencëtarët holandezë e kanë zbuluar një ndërlidhje të rëndësishme midis konsumimit mesatar të verës së zezë dhe përmirësimit të funksioneve në mushkëri.

Këtë efekt pozitiv ia dedikojnë substancës resveratrol – polifenolit natyral, i cili në masë të madhe gjendet në verën e zezë. Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar ndërlidhjet midis marrjes së resveratrolit dhe volumit të shtuar në mushkëri, si dhe zvogëlimin e rrezikut nga tkurrja e rrugëve të frymëmarrjes.

Në bazë të këtyre hulumtimeve të vërtetuara, me sa duket, konsumimi mesatar i verës ndikon në funksionimin pozitiv të mushkërive. Hulumtimet paraprake kanë treguar se përbërësit brenda në fara dhe në lëvoren e rrushit të zi ulin sasinë e estrogjenit dhe shtojnë rritjen e testosteroneve te femrat para menopauzës, me ç’rast zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i gjirit.

Mu për këtë arsye, ekspertët femrave që pas darkës parapëlqejnë ta konsumojnë një gotë verë ju sugjerojnë që ajo të jetë verë e zezë. Kanceri i gjirit është mjaft i përhapur, vetëm në SHBA çdo vit diagnostikohen rreth 230.000 raste të reja, që njëherësh është sëmundja që prin te femrat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi