Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Vera dhe Zemra Empty Vera dhe Zemra

Sat 16 Apr 2011 - 5:55
Vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur arsyen përse vera e
kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata
thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike
natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson
rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë
quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi
dhe të kuq. Pije të tjera alkoolike nuk e kanë një
substancë të tillë. Studimin e kryen studjuesit e Institutit
Studimor William Harvey të Shkollës së Mjekësisë dhe
Dentistëve së Londrës dhe rezultatet e tij janë botuar në
revistën ”Nature”.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre spjegon përse shumë
njerëz nga Evropa Jugore hanë ushqime me yndyrë dhe
përsëri kanë nivelin e ulët të kolesterpolit. Për shembull,
në Francë, numri i njerëzve të sëmurë nga zemra është më
i vogël se në Shtetet e Bashkuaar, edhe pse ndër
ushqimet më të përdorura në Francë janë gjalpi, djathi
dhe ushqime të tjera me përmbajtje të lartë kolesteroli.

Kjo i shtyu shkenëctarët britanikë të studjojnë një tjetër
ushqim të përdorur në Francë, verën e kuqe. Studime të
tjera të mëparshme kanë arritur në konkluzionin se
njerëzit që pijnë një sasi të kontrolluar alkooli mund të
pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekipi britanik i shkencëtarëve zhvilloi një eksperiment me
qelizat e enëve të gjakut të lopëve. Ata studjuan ndikimin
e njëzetë-e-tre lloje verërash të kuqe në qelizat e lopëve.
Ata arritën në konkluzionin se polyphenoli nga të gjitha
llojet e verërve të kuqe ndaloi prodhimin e një proteine të
quajtur ednotelin-një. Kjo proteinë bën që qelizat e gjakut
të zvogëlohen. Shkencëtarët mendojnë se endotelin-një
lidhet me ngurtësimin e enëve të gjakut, që shkakton
sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët arritën në konkluzionin se ulja e nivelit të
endotelinës lidhej me sasinë e polifenolit në verë. Vera e
kuqe Cabërnet Sovignon ka përmbajtje të më të madhe të
kësaj substance, pra edhe efekti i saj duket se është më i
madh.

Ekipi i shkencëtarëve britanikë bëri një eksperiment të
ngjashëm me dy lloje të tjera vere, të bardhë dhe rozë.
Këro verëra kishin sasi të vogël, ose nuk kishin fare
polifenoli, ngaqë para se të prodhimit të kësaj vere, i
hiqet lëkura rrushit. Kjo ishte dhe arsyeja që lloje
verërash nuk ndikonin në nivelin e endotelinës.

Shkencëtarët gjithashtu studjuan efektin që ka e lëngu i
rrushit të kuq, pa përmbajtje alkooili. Ata arritën në
konkluzionin se ky lloj lëngu ngadalësoi prodhimin e
endolinës, por ishte shumë më pak i efektshëm se sa tek
verërat e kuqe.

Shkencëtartë thonë se njerëzit që pijnë verë, është mirë të
pijnë verë të kuqe për të parandaluar rrezikun e
sëmundjeve të zemrës.

Marrë nga Zeri i Amerikes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi