“Rehatohet” në shtëpinë që do plaçkiste: E arrestojnë në dush
Mon 16 Apr 2012 - 13:38
Kaliforni, 16 Prill 2012, NOA - Një hajdut shtëpisë është futur në apartamentin e Joshua Tree, në Kaliforni, ku pasi plaçkiti të gjithë sendet me vlerë mendoi të ndalonte mirë duke ngrënë dhe një drekë ku nuk mungoi as hapja e një shishe shampanje.
Akoma i pakënaqur, 25 vjeçari vendosi të bënte dhe një dush, duke mos marrë parasysh rrezikun se pronarët e shtëpisë mund të ktheheshin, gjë e cila si përfundim ndodhi.
Familja u kthye në shtëpi ditën e djeshme rreth orës 20:10, kur në një moment dëgjoi zhurma që vinin nga tualeti.
Në atë moment pronarët lajmëruan menjëherë policinë, ku agjentët mbërritën dhe arrestuan hajdutin në një moment kur ky i fundit ende po bënte dush.
Michael Calvert, u arrestua për plaçkitjen e shtëpisë dhe për lirinë e tij është vënë gjoba e 25 mijë dollarëve.
Një gjë tashmë është e sigurt: në rast se ai do të mendojë të plaçkitë ndonjë shtëpi tjetër atëherë diçka të tillë do të duhet ta bëjë me një nxitim të madh dhe jo me bankete, me shampanjë dhe një dush freskues.
r.b/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi