Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martin Parr vë dorën mbi 21 janar Empty Martin Parr vë dorën mbi 21 janar

Mon 16 Apr 2012 - 15:22
Martin Parr vë dorën mbi 21 janar IMG_5884-300x200Valeria Dedaj

“Capture Albania”, konkursi i fotografisë shpalli fituesin dy net përpara në një na magazinat e Stacionit të Trenit në Tiranë ku u prezantuan në një ekspozitë punët më të mira. Ekspozita kishte për motiv frymëzimi Shqipërinë e parë më 1990 nga Martin Parr, fotografi i shquar britanik i cili bashkë me 12 gazetarë, vinte atëkohë të për të parë ç’ndodhte me kështjellën e fundit të Komunizmit në Evropë. Me çmimin e parë u vlerësua Edmond Prifti fotografia me ngjyra e të cilit ka kapur një moment në muzg të 21 janarit 2011. Piramida e pushtuar në brinjët e saj të pjerrëta nga turma, të cilën nuk e shqetëson ai vel tymi i zi që tregon se ngjarjet kanë precipituar. Kjo turmë me indiferencën e saj e sfidon ankthin që të ngjallin disa shenja në kuadrin e fotografisë së Edmondit, si për shembull një vajzë që rri krejt pashqetësuar aty pranë me laptop në prehër.

Me çmimin e dytë u vlerësua Sandër Morino, dhe me të tretin Edi Pigoni. Të tre janë përzgjedhje e vetë Martin Parr-it i cili nuk ka qenë prezent në Tiranë por i ka gjykuar fotografitë në distancë nëpërmjet internetit. Pati dhe një çmim special për Atnand Peçin dhënë nga “Tirana Ekspres” në mjediset e të cilës është hapur ekspozita “Capture Albania” deri më 27 prill. Juria e çmimit special përbëhej nga Ilir Kaso (pedagog i Grafikës në Universitetin e Arteve), Aida Bërxholli (drejtoreshë e “Capature Albania”) dhe Rubin Beqo, kurator i ekspozitës.

Fotografët që kishin sjell punët e tyre në këtë ekspozitë ishin profesionistë por dhe të rinj, ndërsa tema qendrore ishte Shqipëria sot. Morën pjesë 160 fotografë me rreth 400 fotografi, por pas përzgjedhjes në tri faza, erdhën në finale 40 fotografë. Këta kanë kapur jetën e Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Sarandës, Durrësit. Dominojnë peizazhet dhe portretet. Që vlerësimi për më të mirët të ishte sa më objektiv është ruajtur deri në fund emri i autorit të fotografisë dhe vendi që ai ka kapur.

Me këtë konkurs të pagëzuar nga Martin Parr, Këshilli Britanik kishte për qëllim, si e thotë edhe titulli “Capature Albania” të flitet vizualisht për Shqipërinë e sotme, për atë syri të rinjve vlerëson si estetike, autentike apo dhe përfaqësuese nga ky realitet. Juria dhe organizatorët theksuan mbrëmjen e ndarjes së çmimeve se në thelb të këtyre fotografive duken shqetësimet e sinqerta sociale në të cilat fotografët janë qartësisht të përfshirë dhe ata qëndrimi i tyre nuk është detyrimisht kritikë. “Pavarësisht se ne do të donim që fotoja fituese e mbi ngjarjet e 21 janarit të ishte një imazh kartoline dhe jo një ngjarje e vërtetë” thanë jurorët. Por ja që ajo është gjykuar nga Martin Parr si një foto e realizuar në mënyrë aq të veçantë dhe të përsosur sa çdo interpretim do të ishte i tepërt. Nga njëra anë një vajzë që punon me kompjuter, ndërsa mbas saj njerëz që vrapojnë nëpër tym nga shpërthimi i armëve që kanë plasur. E kështu vetvetiu krijohen pamje të cilat përbëjnë interes të veçantë për arkitektët, sociologët, urbanistët etj.. Në gjuhën e përditshme tranzicioni është bërë sinonim i vështirësive, reformave instuticionale. Në të 45-fotografitë ai merr, po aq ngjyra, forma, shprehje sa mund të lejojë objektivi. Jeta në qytetet shqiptare shprehet nëpërmjet ndërveprimit. Aty lexohet poezia, mistika, nostalgjia, komikja, kontradikta etj… Të gjitha këto ngjyrosin panoramën shqiptare, i japin jetë dhe shprehi të rëndësishme, pasi imazhet dëshmojnë një vigjilencë që nuk i dedikohet as oportunizmit dhe as nevojës për të ekspozuar klishe të përsëritura. Këto foto tregojnë një dëshirë për të ndryshuar mjedisin tonë.





Vendi i ngjarjes është burim i detajeve të mrekullueshme

Edmon Prifti i shpallur fitues i konkursit “Capture Albania”, as më shumë e as më pak po nga vetë Martin Parr-i, është 33 vjeç , nga Korça. Ka studiuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit, për Gazetari në Bukuresht, dhe prej 10 vitesh ka punuar gazetar, kameraman dhe aktualisht si foto-reporter në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.



Fotografinë e datës 21 janar 2011 e ke realizuar duke qenë në krye të detyrës?

Fotografia është realizuar në zhvillim e sipër të ngjarjeve pranë Kryeministrisë. Mbaj mend se kisha mbaruar punën dhe kisha dalë për të parë se çfarë po ndodhte në të vërtetë në qendër të kryeqytetit. Prandaj ka qenë vetëm një fotografi çasti e realizuar aty ku turma e njerëzve ishte për hesap të vet.

Rastësisht edhe vajza që bie në kontrast me gjithë figurat e tjera në foto?

Vajza e fotografisë, “Lolita”, mban një lap-top në dorë, ka qenë aty krejt rastësisht. Madje dhe unë jam habitur dhe e kam ndjekur me vëmendje para se të bëja shkrepjen. Sepse të gjithë aty kanë qenë të shqetësuar ndërsa ajo ka qenë aq e fokusuar tek kompjuteri sa asgjë s’i bënte përshtypje vërdallë. Them se kjo ka qenë ajo që është vlerësuar më tepër nga Martin Parr sepse në një ambient të tillë ku të gjithë janë të shqetësuar, dikush të shikojë terezinë e vet pa më të voglin problem, është vërtet për t’u çuditur.

Kur vendosa të konkurroj doja që fotos t’i vendosja emrin e saj, dhe për këtë arsye e kam kërkuar, doja ta takoja. Por në momentin që ajo lidhet me mua, më kërkon që ta heq nga qarkullimi fotografinë. Për këtë më vjen keq sepse fitues jam jo vetëm unë por dhe ajo.

Po ju kishit menduar të kapnit realitete në stilin e Martin Parr-it, meqë ishte një nga sugjerimet e konkursit?

Jo unë kam sjell dhe katër fotografi të tjera por përzgjedhja e tyre ka qenë kjo. Normalisht fotografitë tregojnë aktualitetin dhe gjendjen reale pasi çdo shkrepje që bëj, e bëj që të flas vetë fotografia pa ndërhyrjen e shkrimit.

Atëhere punë apo pasion është fotografia për ty?

Unë kam mbaruar për shkenca komunikimi, dhe gjatë studimeve gjithçka më lindi gradualisht. Që atëherë lidhja ime me foton ka qenë përherë shumë e afërt. Nga pasion sot e kam punë. Por një punë që e bëj përditë me shumë kënaqësi.

I zgjedh subjektet apo ato të zgjedhin ty?

Mbaj përherë një aparat shumë të vogël tip Nikons 210? me vete. Çdo gjë që mund të duket e thjeshtë për mua ka një domethënie më të madhe nëse e fotografoj. Për këtë duhet të jem përherë në vendin e ngjarjes dhe të përzgjedhë detajin më domethënës. Nëse një detaj të vogël arrin ta sjellësh në një foto të realizuar, atëherë fotografia jote mund të kthehet në një foto lajm për të tjerët. Fotografitë që unë bëj mbështeten mbi diçka reale dhe jo abstrakte. Kjo bën që edhe punë ime të jetë subjektive në përzgjedhjen e fotografive. Pasi mua shpeshherë më duhet që jo vetëm të fotografoj por dhe të shkruaj apo filmoj pjesë nga ngjarja.

Po nga qytetet e tjera ruani fotografi ?

Kam disa reportazhe me fotografi të realizuara për turizmin malor në Shqipëri, foto nga Shkodra, Gjilani, Prizreni, Malësia e Madhe etj.. Më pëlqen të fotografoj natyrën, por këtë mendoj se mund ta realizoj më mirë nëse aty janë dhe personazhet e rastësishëm ose që mund të kenë lidhje më një situatë të caktuar. Në këtë mënyrë çdo peizazh apo ngjarje konkretizohet dhe më elementin frymor sepse kështu bëhet më e kuptueshme. Mundohem ta gjej të veçantën kudo që ajo ndodhet.

Duke qenë gjithë kohës në terren, sa rëndësi merr spontaniteti në punën tënde?

Gjithnjë eci me parimin se duhet të gjej diçka të veçantë nga e zakonshmja. Pavarësisht se më mjafton një moment i gabuar, për të qenë në një vend të duhur. Asgjë s’është e planifikuar në do të ndodhë tani apo pastaj, në natyrë apo kudo tjetër. Mund të jetë në mëngjes, pasdite apo dhe në darkë, por ka raste që mund të jetë dhe e planifikuar në ato momente që unë mund të kem për të fotografuar një situatë që i reziston kohës, dhe mund të jetë aty pa lëvizur për shumë kohë.

Si do ta përshkruaje kënaqësinë e kësaj pune?

Është një zgjedhje e imja që përpos shkrimeve të cilat më duhet të raportoj në punë, bëj me kënaqësi dhe fotografinë. Sepse në këtë mënyrë e kam më të thjeshtë dhe raportimin e lajmit. Mendoj se një foto mund ta përshkruaj shumë mirë një ngjarje, qoftë dhe pa vendosur tekst orientues. Mjafton një shikim i mprehtë i publikut dhe i gjithë mesazhi që shkruhet aq gjatë është vetëm në një fotografi ilustruese.

Si ndiheni për vlerësimin që morët?

Pavarësisht se unë punoj si foto-reporter është hera e parë që puna ime vlerësohet me çmim. Është një emocion i papërshkrueshëm, diçka që as vete nuk e prisja, pasi dhe pjesëmarrje ime në këtë konkurrim ka qenë krejt rastësisht . shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi