87 vjet nga lindja e Martin Camaj
Sat 21 Jul 2012 - 14:35
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925 dhe vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratisej nga vendi për në Jugosllavi, ku arrin të regjistrohej si student në Universitetin e Beogradit.
Atje studioi për italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.
Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studioi sërish, madje mbrojti dhe doktoratë. Në Romë ndoqi rrethet letrare të këtij qyteti, ku u njoh edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore: rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit u bë kryeredaktor i revistës “Shejzat” (1957-1975) dhe studioi së afërmi botën arbëreshe.
Më 1961 u transferua në Mynih (Gjermani), ku u specializua përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia.
Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 1992.
Kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, njohja e poezisë moderne të poetëve më të njohur botërorë (Camaj ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja), ndikuan në formimin e tij kulturor, ndërsa vepra e tij, qoftë në prozë apo në poezi, mbështetet tërësisht në gjuhën shqipe dhe si përmbajtje i ka rrënjët në kulturën shqiptare, sidomos në mitin e trashëguar.
“Prandaj nuk është e rastit që Camaj zgjodhi për të banuar një vend të shkëlqyer, me atmosferë disi të paqme e të virgjër shtëpiake, si alpet e Bavarisë, që çdo çast i kujtonin malet e thepisura të vendlindjes, ku nuk mund të kthehej kurrë”, – shkruan studiuesi i njohur Robert Elsie.
Në të njëjtën kohë, Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: “Meshari i Gjon Buzukut”, Romë 1960; “Tekst mësimor i gjuhës shqipe”, Viesbaden 1969; “E folmja shqipe në provincën e Avelinos”, Firence 1971; “Gramatika shqipe”, Viesbaden 1984; si dhe antologjia “Këngë shqiptare”, Dyseldorf 1974.
/alb-observer.com/

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: 87 vjet nga lindja e Martin Camaj
Sat 21 Jul 2012 - 17:54
ka lene gjurme ne letersine shqiptare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi