Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga kampione futbolli drejt gazetares sportive Empty Nga kampione futbolli drejt gazetares sportive

Wed 18 Apr 2012 - 18:16
Anila Dushi Ka realizuar ëndrrën e saj që kur ishte fëmijë dhe ndien keqardhje që mentaliteti ndrydhës dhe familja e munduan aq shumë dhe kurrë nuk mundën ta kuptojnë. Është studente gazetarie, por pasioni i saj i vërtetë është dashuria dhe talenti që ka për futbollin. Nga ky pasion është e bindur se nuk mund të shkëputet, ndonëse gati me përlotje shprehet se ‘e diktuar nga rrethanat e ka nisur vonë’. Ana Balliu është 20 vjeç, është nga Bulqiza, dhe studion në Universitetin e Shkodrës në vitin e dytë të gazetarisë.

Studentja pohon për “Shekullin” se, ndonëse askush në familjen e saj nuk ishte marrë me sport, që e vogël luante futboll me moshatarët djem të lagjes apo kur shkonte në plazh me familjen filloi të ndiejë dhe presionin. Ajo nuk duhej të luante futboll, pasi ishte vajzë dhe kjo ishte e papranueshme, pasi futbolli është një sport vetëm për djemtë. Ana tregon se në këto kushte, i vetmi vend ku mund të ushtronte pasionin e saj duke luajtur futboll ishte shkolla ku luante me djemtë e klasës. Por dhe aty mentaliteti do të pengonte realizimin e pasionit. “Një ditë vendosa t’i them babait, se luaja futboll me çunat e klasës dhe ai erdhi një ditë në shkollë dhe më gjeti tek luaja. Reagimi i tij ishte ndryshe nga sa e prisja pasi ai u befasua nga loja që unë bëja dhe më tha se nuk ja merrte mendja se unë luaja aq mirë, por megjithatë nuk donte që të më linte të vazhdoja të luaja. Në Bulqizë nuk ka ekip futbolli as për çunat e jo më për gocat, kështu që më mbetej të ngulesha para televizorit, kur kishte ndeshje futbolli, duke i ndjekur ato. Shihja dhe futbollin e vajzave, kur mund të transmetoheshin ndeshje të tilla dhe ëndrra më dukej larg dhe e parealizueshme”, pohon Ana.

Tek nuk shikonte asnjë dritë jeshile për të zhvilluar pasionin e saj, Ana fiton degën e gazetarisë në universitetin e Shkodrës. Ajo pohon se pas tre muajsh që qëndronte në konvikt shikonte ca djem të vegjël që luanin futboll aty pranë dhe shkonte të luante me ata. Kjo derisa një ditë e shikon trajneri i një prej ekipeve të futbollit të vajzave në Shkodër dhe duke parë aftësitë e saj e fton që të angazhohet në ekip. “Nuk pranova, sepse ishte viti i parë i studimeve, nuk isha ambientuar, ndërsa familja kundërshtonte kategorikisht angazhimin tim në futbollin e femrave. Por pavarësisht këtyre problemeve, dëshira për këtë sport arriti që në një moment të fitojë mbi barrierat. Në vitin e dytë të studimeve u paraqita tek ekipi i Adës dhe fillova stërvitjen çdo ditë”, pohon Ana Balliu.

Më tej ajo rrëfen se muajin e parë nuk i ka treguar familjes se ishte angazhuar me një ekip dhe luante futboll dhe më pas u ka thënë se shkon rrallë në ekip.

Kundërshtimet e prindërve, sipas studentes, kanë qenë të forta, por duke qenë e rritur kishte vendosur vetë dhe më në fund e pranuan. ‘Motra, më e vogël se unë, më përkrahte duke më thënë: ndiq pasionin tënd. Ndërsa të tjerët nuk ishin dakord, duke më thënë se futbolli nuk është për vajza dhe po të luash futboll nuk je më femër, trupi të deformohet, bëhesh me muskuj dhe nuk e pranonin që në mes tyre të kishte një sportiste femër, aq më tepër në një sport meshkujsh”, rrëfen Ana.

Por në fakt nuk ka qenë vetëm familja ajo që e ka penguar në ëndrrën e saj, sepse shoqëria në zonën ku banon është treguar shumë e ashpër. “Shoqëria në Bulqizë nuk mund ta kuptonte kurrë pasionin tim për futbollin”. Por ajo çka e ka shqetësuar akoma më shumë është fakti se edhe në qytetin e kulturës, Shkodër, është ndeshur me paragjykime, sepse vajzat e tjera studente e shohin ndryshe dhe mentaliteti kundërshtues është i pranishëm dhe këtu. “Shpesh më thonë se ‘ti je si çun’, ‘luan futboll, por ai nuk është për femrat’, ‘femra një ditë do bëhet grua, do krijojë familje e ka obligime të tjera’, ose më thonë ‘bëju pak femër se je shumë sportive dhe në veshje!”, pohon Ana.

Pavarësisht mentalitetit, Ana thekson se nuk do ndahet nga futbolli, qoftë dhe si tifoze, duke treguar se pëlqen Milanin dhe Italinë, ndërsa futbollisti Mesi është i preferuari i saj.

“Sikur të isha djalë, nuk do ndalesha nga asgjë për t’u marrë me futboll, megjithatë nga futbolli nuk ndahem edhe pse jam femër. Motra më thotë shpesh se është e sigurt që fëmijët e mi, kur të krijoj familje, do bëhen sportistë”, pohon Ana. Ajo ndjen keqardhje që mentaliteti e pengoi të niste më herët angazhimin, pasi në ekipe ka vajza më të reja në moshë që stërviten e luajnë, por së paku shpreson plotësimin e gjysmës tjetër të ëndrrës, atë të gazetares sportive.



Trajnerët: Ana na duhet në ekip

Përgatitje të mirë si futbolliste dhe shumë korrekte në stërvitje. Një nga trajnerët e Anës tek ekipi i Adës së Velipojës, Hava Axhani, shprehet se Ana ka demonstruar një përgatitje shumë të mirë, me mjaft pasion për futbollin e vajzave, dhe me shumë kurajo, duke qenë se vjen nga një qytet i vogël si Bulqiza, ku nuk është e lehtë që të dalësh mbi mentalitetin e të merresh me futboll. “Një vajzë e mrekullueshme, e cila u ambientua shumë mirë me ekipin ndonëse ishte më e madhe në moshë pasi mosha mesatare e vajzave që luajë futboll me këtë ekip është 17 vjeç. Binte në sy pasioni i madh për t’u marrë me futbollin, ndonëse oraret e stërvitjeve e pengonin pasi ndjek studimet për gazetari”, pohon Hava Axhani, duke shtuar se është një vajzë e pjekur dhe e matur dhe di të komunikojë në mënyrë perfekte. Ndërkohë, drejtuesit e ekipit të saj theksojnë se e presin të kthehet sa më shpejt në ekip, pasi të shërohet nga dëmtimi. “Ajo ka një rol të rëndësishëm në ekip, sepse është sulmuese ndaj dhe prania e saj është me shumë vlerë për ne”, pohon Hava Xhani.

Ndërsa shoqja e saj, Pranvera Noka, studente në Shkodër, tregon se është befasuar nga vendimi i Anës për t’u përfshirë në një ekip të futbollit të femrave . “Më dukej pak e çuditshme për një vajzë nga Dibra, pasi e njoh mentalitetin e kësaj zone. Më është dukur veprim i guximshëm dhe më ka bërë përshtypje. Unë nuk do e bëja kurrë. Madje fillimisht e kam gjykuar si të paarsyeshëm vendimin e saj, pasi dhe shkolla ka obligimet e veta. Por Ana ka treguar një forcë të madhe karakteri, njeriu punon për atë që lufton dhe ajo ia ka arritur kësaj, sidomos me aftësinë bindëse për familjen që ndonëse e ka kundërshtuar fort, më në fund është bindur dhe ka pranuar vendimin e Anës”, pohon shoqja e saj, Pranvera Noka, duke shtuar se e vlerëson shumë vendimin e Anës dhe se shpreson se ajo do e ndjekë ëndrrën e saj, qoftë dhe duke u bërë gazetare sportive, pasi futbollin ajo e ka pasion të veçantë.





Ekipi Ada, ku luan Ana Balliu, është kampion

Për të dytën vit radhazi ekipi i Adës së Velipojës është shpallur kampion i vendit në futbollin për femra. Më 9 prill ky ekip u shpall kampion në Shqipëri për të dytin vit radhazi. Në këtë ekip bën pjesë edhe Ana Balliu. Ajo pohon se merita i takon punës së palodhur të gjithë kësaj skuadre dhe e trajnerëve Fatmir dhe Hava Axhani.

Tani ambiciet e drejtuesve të stafit të klubit dhe atij teknik të kësaj skuadre kërkojnë të shkojnë më larg, në një ballafaqim sa më dinjitoz të futbollit të vajzave shqiptare në arenën ndërkombëtare, pikërisht në Ligën e Kampioneve.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi