Një libër për Çamërinë
Wed 18 Apr 2012 - 20:33
Të tjera fakte historike i shtohen historisë çame. Shoqata “Çamëria” dhe shtëpia botuese “Naimi” organizojnë sot promovimin e librit monografik “Lindja e çështjes çame”, të autores Blerina N. Sadiku.
Studiuesit: Prof. dr Pëllumb Xhufi, Prof. dr. Shaban Sinani dhe Hajredin Isufi, historian, do të flasin për vlerat e këtij libri, njofton ''Panorama''.
“Libri ‘Lindja e çështjes çame, 1820-1943′, i studiueses së re Blerina N. Sadiku, pasuron në një mënyrë origjinale historiografinë mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, vazhdon të mbetet deficitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës.
“Ky libër, – thotë në përcjelljen e librit Prof. dr. Pëllumb Xhufi, – përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores Blerina Sadiku ndaj tokës së të parëve të saj, është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash historike, nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi