Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Shënime mbi Çamërinë” Empty “Shënime mbi Çamërinë”

Mon 12 Aug 2013 - 18:04
Marre nga Gazeta Shekulli.

Për t’u njohur më shumë me Çamërinë po rendisim disa shënime të botuara në vitin 1940 nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Shtypit, Propagandës e Turizmit. Ky botim titullohet: “Shënime mbi Çamërinë” dhe ndahet në disa emërtesa. Në 1913, kur Çamëria u detyrua të pranojë sundimin grek iu imponoi atyre disa kondita, por me gjithë këtë fatkeqësisht me të hyrë në Çamëri grekët nisën një proces çkombësimi. Gjykova të shpreh këto shënime të vitit 1940, jo vetëm për të treguar një të vërtetë të dhimbshme historike, por për t’i kujtuar fqinjëve tanë të shekullit të 21 thënien: “Çezarit jepi atë që i takon Çezarit”. Greqia, djepi i kulturës botërore, Greqia e filozofëve të mëdhenj, Greqia që na dha termin Demokraci, duhet të vlerësojë realisht dhe duhet të pranojë të vërtetat historike!





Në shënimet e 1940-s të sipërcituara lexohet:



Për Historinë:

“...Një vjedhje e parë në dëm të shqipëtarëvet u paraqit nga plotë 25,000 kokë bagëti përveçtë hollave dhe sendeve me vleftë; kryetarët më me rëndësi ose shpëtuan duke hikur mal në mal ose pyll në pyll ose u therrën. Nuk ësht e mundur që të bëhet një listë e viktimave (...).Në prill të 1913-tës, me urdher të kolonel Ebitis, u arrestuan dlhe u vranë barbarisht Subhi Bej Dino, Pronjo-ja nga Paramithia dhe Alush Gjyzeli nga Margëlliçi, arrestime dhe vrasje q'u bënë pa akuzë, pa gjyq, por vetëm se ishin shqipëtarë. Më pastaj, në një pusi të vetme, u masakruan 72 veta që qenë thirrur t' u paraqiten auktoriteteve në Paramithi. Në mes të tyre janë për t'u shënuar: Mehmet Bej Kasiqani, Resul Çene, Sadhus Dine, Adem Bedeleni, Fejzo Nazisi, Jusuf Bezhani, Malo Kasemi, Bego Kasemi dhe Refik Tahiri. Martirizimi i popullit çam arriti kulmin në mars të 1917-tës, aq sa 400 famlje orthodhokse shqipëtare u çuen në këmbë me armë në duar i prenë komunikatat me Janinën dlhe ndaluan çdo marëdhënie me Qeverinë Greke, duke u proklamuar indipendente, gjë kjo që zgjati gjer në gusht po t’atij viti, d.m.th. gjer sa fuqitë italiane e pushtuan Janinën me të tërë Epirin...”.



Për Gjeografinë:

“...Pjesa e Çamërisë që ndodhet nën tiraninë greke kufizohet në Veri me malet e Nëmërçkës, Muratit, Strugarës, Tsamantas, Konispolit dhe zbret në det gjerë në Kepin Stilo; në Lindje me N/Prefekturën e Konicës dhe Janinën; në Jugë me N/Prefekturën e Artës dhe shkon gjerë në gjirin e Prevezës, kundrejt gjuhëzës lingueta së Aktios; në Perëndim me detin Jon.Vëndi është malor dhe është vazhdimi i maleve politikisht dlhe ethnikisht shqipëtare të Nëmërçkës, Strugarës dhe Tsamantas. Lumë rne rëndësi është ay i Ralamasë që, duke kaluar nëpër Rumenicë dhe Filat, përbën fushën e këtyre dy zonave dhe në të derdhen prroskat dhe përrenjtë e Çamërisë Qëndrore. Komunikatat rrugore janë këto: Prevezan-Filipiadhë km. 43; Filipiadhë-Janina km. 62; Filipiadhë-Artë km. 14...”



Për Popullsinë:

“...Çamët janë me paraqitje të lartë dhe të bukur, veshin kostume leshi të bardlhë, qeleshe të larta të bardha në formë fesi dhe opinga, mbathja klasike e maleve. Gratë mbajnë rrobe dhe këmisha të gjata të bardha me çorape të gjata po të bardha dhe të qëndisura në pjesën e lartëme me lloj lloj lule; në kokë lidhin një shami me ngjyra: Porse veshja e burrave po humbet dalë nga dalë, sepse t’ashtuquajturat (tesha alla franca) (perëndimore) kushtojnë më lirë. Gjer në vitin 1780 popullsija e Çamërisë ka qënë e tëra ndjekëse e fesë greko-orthodhokse, myslimanizmi filloi më vonë dhe u përhapë sidomos në kohën e Ali Pashës (...) Me gjithë zotrimet e huaja, nuk ka qënë e mundur për turqit, dhe as për grekërit më vonë, që t'i çrrënjosin ndjenjat kombëtare të çamëve dhe zakonet e prindërvet të tyre (...).



Për Bujqësinë:

“...Çamërija është malore dhe e pasur me drurë ulliri që japin prodhime shumë të mira ulliri për të ngrënë dhe një vaj shumë të mirë; prodhon duhan të mirë dhe kafshë të një race që s'është për t'u përçmuar, prodhon grurë dhe misër. Mbillen dhe hardhinjtë që prodhojnë rrush të mirë. Para 1913 çamët rronin me prodhimet e tyre bujqësore, dhe eksportonin edhe në Korfuz...”



Për Bibliografinë:

“...Mbi Çamërinë kanë shkruar shumë auktorë... Interesante. janë studimet e Valentino Chirol-it, që përshkruan një udhëtim të tijë të bërë n'Epir më 1880; Hanry Holland, Byron, etj. Nuk janë për t'u hedhur në harresë Odhiseja, Thuqidhidi, Gjeografija Botnore Greke, volumi B 1937; Enciklopedia Madhe Greke në Kapitujtë Epir-Janinë, ku, sado që është përpjekur të fallsifikohet e vërteta, ajo duket qartazi për atë që studjon me paanësi e drejtësi...”





Disa shifra mbi popullsinë e Çamërisë në 1940:



N / Prefektura e Filatit ka 79 fshatra me 32,024 banor (3.500 q'i përdorin gjuhërat shqipe dhe greke, bi­ lingui);

N / Prefektura e Paramithisë ka 47 fshatra me 15,486 banorë (5000 q'i flasin të dyja gjuhëzat)

N/ Prefektura e Pogonit ka 33 fshatra me 13,888 banorë (6200 grekofonë, por janë edhe këta shqipëtarë të greqizuarë me forcë)

N / Prefektura e Margëllëçit ka 43 fshatra me 14,531 banorë (të gjithë shqipëtarofila)

N / Prefektura e Prevezanit ka 46 fshatra, me '21,160 banorë (10,000 janë grekofona, edhe ata me origjinë shqiptare).

N / Prefektura e Filipiadhës ka 31 fshatra, me një popullsi prej 15,530 banorë (4000 grekofonë si të parët).

Gjithsejt janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët vetëm 20,200 janë grekofonë, por me origjinë shqipëtare. Sidoqoftë, simbas statistikave greke të 1937-s, 92.419 banorë janë shqipëtarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhërave.Nga këta banorë, 33,000 janë shqipëtarë myslimanë.








N'ato krahina qi jemi tue kerkuem...

Nga Sami Starova

Për territoret e Shqipërisë sud (të jugut) është shkruar nga shumë autorë, që nga antikiteti e në vazhdim. Kjo popullsi, që sipas grekëve ishte barbare (grekët quanin barbarë ata popuj që nuk flisnin greqisht) është me gjak ilirian. Për këtë fakt shkruan dhe autori antic Polybi (Libri 11), ku përshkruan fushatën ushtarake të Mbretëreshës Teuta për marrjen e Korfuzit.Sipas këtij autori, Mbretëresha Teuta lëshoi ushtritë iliriane për të marrë tokat që i përkisnin Ilirisë dhe pasi mori Korfuzin vendosi atje si sundimtar gjeneralin Dimitri Fari.

Polybi përshkruan edhe ngjarjet gjatë luftës së parë Iliro-Romake, më 229-228 para Krishtit, si dhe sulmin e ushtrisë romake. Romakët me në krye general Goi Fulvi u nisën nga Roma me 200 anije dhe Auli Pastumi me ushtrinë lundronte drejt Korfuzit që është Iliria e poshtme. Dimitri Fari dorëzoi Korfuzin, bashkëpunoi me romakët, të cilët e vunë në krye të ushtrisë për të shkuar nëpër trupin e Ilirisë drejt Shkodrës.



Testamenti i Gjon Muzakës

Gjatë Perandorisë Bizantine (330-1453) ka shumë dokumenta për territoret e jugut të Shqipërisë. Ndër to është testamenti i Gjon Muzakës dhe i të birit Kostandinit (1510) që bën fjalë dhe për territore (toka) në pronësi të familjes së madhe Muzakaj, që nxori 6 despotë dhe qendrën e kishin në qytetin e Beratit.Në këtë pronësi hynte Kosturi me të gjithë fshatrat përreth, Mokra e vogël deri në Nestrome, e të tjera toka deri në Edrene.

Pas rënies së Perandorisë Bizantine (29 maj 1453), Perandoria Osmane bëri rregjistrimet kadastrale, duke patur parasysh pronësinë dhe gjuhën, e duke lënë fillimisht ata sundimtarë që i gjeti nga perandoria bizantine dhe që duhej t’i bindeshin Portës së Lartë.



Katër sanxhakët shqiptarë

Sipas këtyre rregjistrave kadastralë, që konsideroheshin më të saktët për kohën, territoret shqiptare u vendosën në katër Sanxhake: 1-Sanxhaku i Shkodrës 2-Sanxhaku i Kosovës 3-Sanxhaku i Janinës 4-Sanxhaku i Manastirit (pjesërisht)

Në këto rregjistra janë të vendosura të gjithë territoret e shteteve që ishin nën perandorinë turke. Këto territore ishin të njohura dhe nga fqinjët tanë të jugut. Mjafton të kujtojmë dhe shënojmë luftën e popullit grek për pavarësi (1826-1827) ku ka dhënë kontribut të madh edhe popullsia shqiptare çame, do të qartësohemi për territoret shqiptare. Për fqinjët tanë grekë, pavarësia u njoh ndërkombëtarisht në vitin 1830. Ata morën tokat e tyre, ndërsa territoret e Shqipërisë së jugut, Çamëria, që futeshin në Sanxhakun e Janinës mbetën pjesë e kombit shqiptar.





Pas “Londrës” u hap oreksi

Për afër një shekull grekët nuk kishin asnjë pretendim territorial. Traktati famëkeq i Londrës, i vitit 1913, e ndau Shqipërinë si plaçkë lufte, duke i hapur oreksin klaneve shoviniste greke. Populli shqiptar, dhe në veçanti ai i Çamërisë martire, e kundërshtoi këtë pushtim; në veçanti reagoi fort qeveria e përkohshme e Durrësit e formuar më 25 dhjetor 1918. Kjo qeveri i bëri shumë protesta Konferencës së Paqes në Paris (filloi punimet më 18 janar 1919 deri më 21 janar 1920). Për këtë, më poshtë po japim një dokument original të datës 7 mars 1919 (Titullohet: Nota të shtueme mi kërkesat shqiptare).



Nota të shtueme mi kërkesat shqiptare

I. - Kërkesë plebishiti.



Shkëlqesës së Tij Z.G.Clemenceau,

Kryetar i Konferencës së Paqës



Shkëlqesë,

Ne të pritun që patëm, më 27 të shkurtit qi shkoi, prej komisiës së ngarkueme me punët greke, na asht dukun se Zotniët Delegatë fort po nguteshin me një çashtje së cilës na i apim ma të naltën randësië tyke qënë se te ajo varet liria ase robnia e sa qind mijë vëllazënve t'anë. Prap kemi pamun se komisia e sipërthanë asht marrë vetëm me parandemet greke në Shqipnië e aspak me kërkesat e drejta shqiptare mi Çamëriën e pushtueme prej Grekvet. Kërkesat t'ona janë fare të kethiellta. Nuk po kërkojmë tjetër përveç pjesvet të tokës s'onë kombtare ku populli i ynë ka një shumicë të madhe. N'ato krahina qi jemi tue kërkuem, arsyet historike, ethnike e gjuhsore mblidhen të gjitha për neë (...)

Me gjithë këtë, po të jetë se Konferenca do t'a pranojë lutjen t'onë për një plebishit në të gjitha dhënat qi po kërkojmë, kishim me ndëgjuem qi edhe për viset e Shqipniës së Poshtme, të cilat Greqia po i kërkon pa farë të drejte, t'i jipet nëkambsia po asaj qeverrie qi thamë, me i shkelun e administruem motmot ase dye vjet. Popullsiët e të tana këtyne dhenave do të munden këso dore me dëftyem lirisht e pa asnjë shtrëngim vullëndetin e vërtetë të tyne e me vënduem fatin e vet vetë. Jemi të bindun se Mbledhja e Naltë nuk do të dojë me mos na e pëlqyem një lutje kaqë të drejtë e të ligjëshme.



Paris, 7 Mars I9I9

Kryetari i Dërgatës Shqiptare

(nënsh.)TURHAN.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi