- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Kush luan me Camerine?
Sun 23 Mar 2014 - 13:12
Poemth nga Minella Kureta
Kush luan me Camerine?
I
Tokes rrenjet shtrin ulliri,
Te perballoje stuhine.
Gelltit lot te thelle shpirti,
Kujt ia lame Camerine?
Portat me kanata hapur,
Sikur flasin; ke po presin?
Pemet majat duke zgjatur,
Duket sikur pershendesin.
Gjethet e gjata si gjuhe,
Feshferijn' e derdhin lote,
Sa ka djers' e gjak nen' fushe,
Nuk ka uje e bar mbi toke.
C'me trondit nje klithje gjaku,
Kroje e strehe, c'peshperisin!?
Ah, ky ze qe vjen se largu,
Po na fton te shohim fisin?
II
Cameri vend i bekuar,
Ku linde, rrite viganet.
Djep me fiset me te shquar,
Ku shndriten ne shekuj Camet.
Si tempull kishin Dodonen,
Me kaq engjej Perendie.
Me Olimbi Kryezonjen,
Vater dijesh, trimerie.
Dinasti e Ptolemenjve,
I dha emer Camerise,
Ish epoka e te medhenjve,
Kur s'njihej Komb' i Greqise.
Linde Pirron e Epirit,
Pape, Pashtrik' e Peshkope.
Mbreterine e Egjiptit,
Qe cuditen nje Europe.
Linde Kanan', Kostandine,
Me Jakup, Refo Capari.
Me Teute e Bubuline,
Legjenden Marko Bocari.
Me Dinot, Kollokotronin,
Ali Farmaqin me fame,
Pas tyre do te vazhdonin,
Qindra kryekapedane.
Me Miaul, Pargaline,
Patrikun Atenagora.
Kush dot' ua ngreje lavdine,
S'u del nje mal me kurora.
Djep qe linde Shen Donatin,
Me Pape Shen Eleuterin.
Te famshmin Hasan Filatin,
Jon Gjiken, Mitrush Kutelin.
Nxore yj' kohe pas kohe,
Krye tempuj boterore.
Kryerilindas Europe,
Qe shndriten si meteore.
Po dhe vete Muhametin,
E lindi fisi Kurete,
Qe prej Mbreterise se Gencit,
Nise te nxjeresh Profete.
C't'u tregoj, c't'u them me pare,
Per cdo fis te Arberise?
Qe me Eugen Bullgare,
Tek Artioti i Rusise.
Nxore bij si Odisea,
Ku krenaroheshin Camet,
Nxore shkollen Zosimea,
Ku moren dije Viganet.
Nxore Kapedan Mihale,
Osman Taka bukurine.
Qindra trima legjendare,
Qe per liri jeten shkrine.
Nxorre bijte e fisit Demi,
Qe gjakun derdhen si lume.
Po sot varret ku i kemi?
Kush po i mban peng me dhune?
III
Ku ta gjesh cdo trup te vrari,
Tokes kocke e ngasherime.
Zerva me shpirt gjakatari,
Mbyti ne gjak Camerine.
C'eshte ky vend me barbare,
Ku sundon gjuha e forces?
C'eshte ky shtet me kusare,
Qe ze shteg te "Qaf' e Botes"?
Doja si te gjiri i nenes,
Te pi gjine e Ambrakise.
Te shuaj plaget e zemres,
Cep me cep te Camerise.
Ku Zoti bekoi ullirin,
Ku nxjerr lot deg' e limonit.
Ku Lindja me Perendimin
Puqen tok mbi Breg te Jonit.
Ku me qitrot, mandarinat,
Togjet mal mbushin limanet.
Ku vetetijne vitrinat,
Nga valencat, portokallet.
IV
C'kale Troje ende fshihet,
C'krim mizor me pasurine.
Pse kjo e drejte s'na njihet,
Kush luan me Camerine??
Dhe per ironi te fatit,
Dhunim dhe ndaj historise.
Fustanellen e Filatit,
E mban Garda e Greqise.
Kenget, vallet Epirike,
Art i shpirtit Camerise.
Me sulm, urrejtje biblike,
I atribohen Greqise.
S'dime kujt t'ia qajme hallin,
Pikon gjak ky shpirt' i zjarrte.
S'dime si t'a shuajm' mallin,
Per trojet Prevez' e Arte.
Ku ka plage me te madhe,
Nga kjo dhune, drame e vjeter?
Kur tere prodhimet Came,
I nxjerr ne treg nje komb tjeter.
Dhe ne, pronaret e tokes,
Na shpon dhimbja i perona.
C'tragjedi perpara Botes,
Kush luan me pronat tona!?
Pse s'hap rruget moj Europe,
C'faj ka Kombi yne i lashte??
Ti na bere cope-cope,
Tani pse s'na bashkon prape?
Duam qe kjo thirrje e shpirtit,
Te hapet, te beje Jehone.
Nese je Europe e ligjit,
Pse s'na kthen ne vendin tone?
SHENIM:
Sipas dokumentave te Akademikut te shkencave Ballkanike Ali Altari (LAPI), krijuesi i fese myslimane Mad Medi (qe sipas gjuhes shqipe do te thote Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri) Muhamedi ishte nga fisi i Kureteve.
Sipas dhjetra studiueseve te tjere boterore, Fisi Kureteve qe mbi 4000 vjet perpara kane qene banore te Kretes e territoreve ku shtrihet Cameria.
Fisi i Kureteve ka qene fisi me i konsoliduar i Ilirise, ku shquheshin per mbareshtimin e kuajve me te cilen benin tregetimet, kane shquar per anijet e para me vela dhe siperpunuesit e pare te hekurit qe kur nuk ekzistonte kembe heleni.
Nga banimi i Kureteve ka mare emrin dhe Kreta (pra Kureta - Kreta).
Ata jane shpetimtaret dhe rritesit e Zeusit etj, etj.
Epokat me te cilet ndahen Kuretet dhe tere fiset e tjera Ilire me Helenet jane ne fund te epokes se hekurit pas fillimit te epokes se bronzit.
Pra Helenet kane filluar ardhjen e tyre ne pjese te territoreve te Epirit ne epoken e bronzit.
Kuretet kane shquar dhe per ritmet e valleve te tyre luftarake ku dhe sot vazhdojne te kercehen me emertimet, "Valle Camiko", ne territoret Came ose "Valle Epirike" ne territore te tjera te Ilirise, me vone te Arberise, Albanise, ndersa sot ne vend te quheshin te Shqiperise per fatin e keq historik me dhune emertohen si pjese e cultures se Greqise.
Nje nga valet me tipike te Kureteve eshte "Vallja me shpata" te cilen nga pjesemarrja e fisit Kurete dhe banoreve te Camerise ne luftra te ndryshme e kane kercyer para cdo beteje per te ngritur moralin e luftetareve te Aleksandrit te Madh, eshte kercyer nga luftetaret e Pirros se Epirit, Teutes e Skenderbeut, dhe po e mbyll me fjalet e historiografit te shquar boteror Aref Matheus i cili thekson se: "Vallja mbi 3000 vjecare e fisit Kurete me shpatat perpjete dhe dinamizmin e saj luftarak, ekziston dhe sot ne veri te Shqiptareve".
Ne kete poemth ka dhe ndonje figure qe nuk eshte nga territoret came por qe kane nje lufte te perbashket dhe jane po pjese e popullsise Ilire qe me vone do quheshin Arberit, Albanet e deri ne Shqiptaret e sotem.
Ashtu sikur ka dhe me dhjetra figura te medha te tjera Came qe nuk mund t'i permblidhja te gjitha, por vura sa per te krijuar nje ide, per vlerat e rralla te kesaj popullsie, ku per fat te keq dhe sot vazhdon lakmia dhe dhunimi i cdo te drejte duke zbatuar ligjin e me te fortit si c'deklaron cdo dite e kudo dhe kreu i Partise te "Agimit te Arte" te Greqise.
Minella Kureta
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kush luan me Camerine?
Sun 23 Mar 2014 - 13:13
Ju kerkoj ndjese per mungesen drejteshkrimore te gremave "E" dhe "C"...
Ju lutem, bejeni te ditur kete thirrje shpirti ne cdo zemer shqiptare...
E Cmuara Minella Kureta...
Ju falenderoj atdhetarisht,
Gjiro_Kastrioti
Luan_Valikardi
(E.J.K)
Ju lutem, bejeni te ditur kete thirrje shpirti ne cdo zemer shqiptare...
E Cmuara Minella Kureta...
Ju falenderoj atdhetarisht,
Gjiro_Kastrioti
Luan_Valikardi
(E.J.K)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi