Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çelet "Libraria e Çarshisë" në Çarshinë e vjetër të Shkupit Empty Çelet "Libraria e Çarshisë" në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Fri 20 Apr 2012 - 2:39
Çelet "Libraria e Çarshisë" në Çarshinë e vjetër të Shkupit LibraNë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pranë Sheshit Skënderbeu është bërë çelja solemne e "Librarisë së Çarshisë".

Hapjen e bëri zëvendësryeministrja për çështje evropiane e Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifi dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti së bashku me shumë të ftuar nga sfera e Letërsisë, Artit dhe Kulturës.

"Projekti 'Libraria e Çarshisë' paraqet nismë për të avancuar dhe pasuruar ofertën kulturore, letrare dhe artistike shqiptare në Shkup. Hap dyert për të gjithë ithtarët e librit shqip, artit dhe kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Duke i ofruar vizitorit të librarisë librin më të ri shqip, si dhe arkivat e pasura të të gjithë botuesve shqiptarë nga të gjitha rajonet, do të afrojmë lexuesin e Maqedonisë drejt ngjarjeve më aktuale letrare", tha themeluesi i projektit, Norik Selimi.

Duke përcjellë trendin evropian, Libraria në vete përmban dhe cafe-bar, i cili jep mundësi çdokujt të kalon çaste të rehatshme dhe të shijojë frymën e Shkupit të Vjetër. Këtu, jepet mundësia dhe për organizimin e kokteleve të ndryshme dhe mbrëmjeve të lehta muzikore. Kafe-bari do të veçohet me ambientin unik dhe me ofertën specifike. I tërë koncepti i integrimit të përmbajtjeve të ndryshme, do të paraqet platformë për të filluar iniciativa dhe ide të ndryshme bashkëpunimi mes anëtarëve dhe vizituesve të këtij klubi kompleks.

Sipas Selimit, bashkëpunimi me institucionet tjea relevante do të jetë kyç për të zhvilluar dhe avancuar rolin e librit dhe artit në shoqërinë tonë. E tërë kjo do të bëhet përmes fushatave të ndryshme promovuese, si mediatike ashtu edhe të reklamimit të jashtëm.

Mes aktiviteteve të rregullta promovuese, theks të veçantë në "Librarinë e Çarshisë" do të kenë:

1. Promovimi mediatik. Në bashkëpunim të ngushte me mediat elektronike dhe të shtypura, është planifikuar të ndahet hapësirë e veçantë për të prezantuar fjalët e fundit të botimit shqiptar nga i tërë rajoni.Ky promovim ka për qëllim afirmimin e librit si vlerë e veçantë tek të gjitha brezet.

2. Promovimi i librit të ri. Organizuar nga Libraria e Çarshisë, autorët dhe botuesit do të kenë mundësinë e promovimit të botimit të ri para publikut të cilësuar, duke përfshirë të gjitha elementet skenike brenda Librarisë, dhe paisjes më modern audio-vizuele, dhe me prezentim të përshtatshëm mediatik

3. Interneti. Përmes kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale, çdo aktivitet do të gjejë dhe promovimin e tij miqësor dhe komercial. Libraria ka dhe portalin e vet ëëë.libraria.mk ku do të jetë i mundësuar dhe katalogu i botimeve, dhe sistemi për të blerë dhe porositur përmes internetit.

4. Mbrëmjet artistike. Në bashkëpunim me artistë të vendit dhe rajonit, do të organizohen: mbrëmje poetike, debate letrare, stand-up komedi, monologje dhe ngjarje tjera që do të senzibilizojnë publikun.

5. Galeri. Libraria ofron hapësirë dhe për promovime të pikturës, skulpturës dhe punimeve tjera, të cilat mund të kenë dhe karakter komercial.

6. Mbrëmje të komedisë. Parashikohen mbrëmje Kabare-Stand up komedi, me artistë të ndryshëm shqiptar.

7. Bashkëpunimi me institucione. Ky bashkëpunim do të thellohet me aplikim e projekteve të ndyshme promovuese drejt institucioneve përkatëse të shtetit dhe të huaja. Përveç atyre, theks i veçantë do ti jepet bashkëpunimit me shkollat fillore dhe të mesme nga vendi për të promovuar librin tek lexuesi i rij.

8. Muzika. Duke instaluar intrumente muzikore, Libraria parashikon organizimin e mbrëmjeve të lehta muzikore, ku do të promovohen artistë me performanse të tyre ndaj publikut, gjithmonë duke dhënë theks shijes së veçantë dhe të shkolluar.

9. Tribuna, Konferenca, Debate mbi problematika të librit shqip po edhe të librit të huaj një gjë që i mungon hapësirës kulturore shqiptare në vend

10. Rent për ivente të ndryshme, press konferenca, promovime të librit, promovime të albumeve muzikore, projekteve të ndryshme të grupmoshave të ndryshme

11. Kartelë të librarisë me të cilën kartelë fitoni benificione në Librari për të gjitha shërbimet, iventet, njohtimet me sms dhe me email, për librat, leximoren etj

12. Teatër kukullash shfaqje për fëmijë për të ngritur dhe pasuruar jetën kulturore në Shkup marrëvesje me teatro të tillë në Kosovë e Shqipëri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi