Ushqen me gji fëmijën, dëbohet nga libraria
Sat 9 Jun 2012 - 15:40
Minneapolis, 9 qershor 2012, NOA- Hadley Barrows ishte në një librari në Minneapolis, ajo u ul në një stol në hollin e ndërtesës dhe nisi të ushqente me gji fëmijën e saj, por punonjësit e sigurisë i kërkuan që të largohej ose të shkonte në banjë.
“Nuk është mjaftueshëm e mbuluar dhe ndaj ajo që po tregon para të tjerëve është e papërshtatshme”, u shprehën punonjësit e policisë, citon noa.al.
Është ky veprimi që ka ndezur një debat të gjerë pasi ligji në Minneapolis thotë se një nënë mund ta ushqejë fëmijën e saj me gji në çdo vend në publik ose privat.
Hadley kërkoi shpjegim te drejtori i librarisë, por edhe ai i përsëriti atë që i thanë rojet, ndërsa në reagimin e saj për mediat tha se, “Që kur të ushqesh fëmijën me gji të bën kriminele?”.
Pas kësaj autoritetet tërhoqën vëmendjen e librarisë si dhe përsëritën edhe një herë ligjin, se një nënë ka të drejtë të ushqejë kudo me gji fëmijën e saj.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi