Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen Empty Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen

Sat 21 Apr 2012 - 13:44
Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen Tragjedia-e-nje-vajze-qe-jeton-jeten-duke-sfiduar-vdekjenFotoja që shihni në krah nuk është montazh por është e vërtetë.

Vajza quhet Qian Hongyan nga Zhuangxia, Kinë, dhe ka pësuar një aksident në moshën 3 vjeçare ku mjekët që të ruanin jetën e saj i prenë këmbët.

Atëherë, jeta e saj mori fund edhe pse jetonte, u shpreh familja e saj që me aq dhimbje shihte vajzën e tyre.
Vajzës ju vendos një gjysmë top basketbolli si protezë për trupin e saj e cila do t'i shërbente si këmbë për ta ndihmuar të lëvizte pasi familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për proteza moderne.

Ajo lëviz me topin dhe te duart përdor dy mbajtëse druri. Ajo ka lëvizur gjithandej, madje dhe në shkollë.
Mijëra njerëz u prekën nga tragjedia e kësaj vajze dhe lufta që bënte për të jetuar.
Ajo do të marrë pjesë për konkurrim në paraolimpiadën e notit në Londër, të këtij viti.
Pasi gjendja e vajzës u përhap gjithandej, tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Sigurimit Publik në Kinë si dhe Qendrës së Kërkimeve Rehabilituese.

Ata arritën që të sigurojnë për vajzën Qian, një palë këmbë proteze të duhura, por ajo ende thotë se i pëlqen të përdorë topin basketboll nga koha në kohë pasi ai është më i lehtë për të që të futet brenda në pishinë dhe të dalë prej saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi