Kaliforni, mësuesja pushohet nga puna, u shfaq në një video porno
Sat 21 Apr 2012 - 18:53
OXNARD- Në qytezën Oxnard të Kalifornisë Jugore mësuesja e shkencave ekzakte, Stacie Halas është shkarkuar nga puna pasi është shfaqur në një video porno, njoftuan zyrtarët e shkollës. Bordi i shkollës “Richard B. School Haydock” në një seancëurgjente, vendosi të shkarkojë nga puna mësuesen e klasave të shtata dhe të teta, pas përhapjes së lajmit se ajo ishte parë nga nxënësit në një video porno që qarkullonte në internet. Presidentja e bordit, Veronica Robles-Solis ka treguar se bordi votoi unanimisht për shkarkimin e mësueses. "Donim të ruanim imazhin e shkollës, nëse kjo ngjarje merrej vesh në qytetin tonë do të shkaktonte shumë polemika", tha ajo. Sic raporton Huffington Post, videoja e mësueses u shfaq muajin e kaluar, ndërsa mësohet se ishte regjistruar kohë më parë se ajo të bëhej mësuese.
(ma.ar/BalkanWeb)
(ma.ar/BalkanWeb)
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kaliforni, mësuesja pushohet nga puna, u shfaq në një video porno
Sat 21 Apr 2012 - 19:43
Si e bene qe nuk perjashtuan edhe nxenesit nga shkolla mo!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi