Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Situata në veri, Gjermania dërgon trupa shtesë në Kosovë Empty Situata në veri, Gjermania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Sun 22 Apr 2012 - 17:08
Gjermania, me kërkesë urgjente të NATO-s, do të dërgojë në Kosovë
trupa për intervenim të shpejtë, shkruan javorja gjermane ”Spiegel”.
Sipas revistës, NATO ka frikë se dy javë para zgjedhjeve në Serbi do
të mund të ketë eskalime të situatës në veri të Kosovës. Berlini veç
është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së Aleancës.

Gjermania në Kosovë do të dërgojë 550 ushtarë nga forca operative
rezervë (ORF), ndërsa si përforcim do të vijnë edhe 150 të tjerë nga
Ushtria e Austrisë.

Komanda Operative e Bundesverit në Postdam, shkruan ”Spiegel”, ka
njoftuar deputetët federal se ka vendosur të dërgojë trupa shtesë në
Kosovë.

Pjesëtarët gjermanë të ORF-it para pak javësh gradualisht kanë nisur
të tërhiqen nga Kosova, pas vendosjes së tyre në gusht të vitit të
kaluar. Por, prej 1 majit ata sërish do të jenë në përbërje të KFOR-it.
Kontingjenti përbëhet nga një njësi mbrojtëse kundër armëve bërthamore,
biologjike dhe kimike, si dhe një batalioni artilerie.

Komanda Operative ka vlerësuar se “për shkak të pozicionit të
pajtueshëm të Serbisë dhe Kosovës përkitazi me mbajtjen e zgjedhjeve dhe
për shkak të situatës në veri të Kosovës, ekziston rreziku nga
përshkallëzimi”, si dhe ekziston “rreziku i konsiderueshëm për konflikt
në tërë Kosovën” .

Në Kosovë momentalisht janë të stacionuar 5.800 ushtarë, 1.300 e të
cilëve janë nga Gjermania. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de
Maiziere, e ka vlerësuar në shkurt situatën në Kosovë si komplekse, duke
e cilësuar të paimagjinueshëm reduktimin e mundshëm të trupave të
KFOR-it. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi