Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ia dërgon pijet Empty Si ia dërgon pijet

Tue 17 Dec 2013 - 0:42
Dërgimi i pijeve damës është një veprim i shkollës së vjetër të joshjes, mirëpo gjithmonë ka sukses. Prandaj, mos hezitoni – sa shumë njerëz e kanë bërë këtë para teje, më e vështirë është vetëm hera e parë.Në fillim është shumë mirë ta bësh këtë nëpërmjet kamerierit
Lojtari “shumë i rëndësishëm” në këtë aksion është kamerieri. Nëse arrin sukses dhe dama e pranon pijen, mos harro t’i japësh bakshishin kamerierit.

Pyete se çka pi dama
Dërgoji po atë pije, mirëpo edhe mikes së saj. Nëse mendon që tashmë gjatë po qëndron në restorant, kafene, bar – thërrite kamerierin dhe thuaj që t’i do t’i paguash llogarinë e shpenzimeve.

Dama e kulturuar që në të dyja rastet do t’ju falënderojë
Mirëpo, mund të ndodhë që ajo pas disa gllënjkave dhe buzëqeshjes të drejtuara juve, do të dalë nga lokali, në mënyrë që të “shpëtojë” nga ju.

Ngrije lirisht gotën kur edhe ajo e ngre
Kjo dolli nga largësia është krejtësisht në rregull, pa marrë parasysh se ç’do të ndodhë në vazhdim.

... çfarë do të ndodhë?
Po qe se do të jetë e interesuar, ajo do t’i thotë kamerierit t’i bashkohesh në tavolinën e saj. Ndërkaq, ato që janë pak më të lira do të të afrohen, mirëpo të jesh i gatshëm edhe në mundësinë që e gjitha të përfundojë me një “të faleminderit dhe mirupafshim!”. Po qe se do të të buzëqeshë fati, vajza të jetë e lirë do të tregojë interesim për t’u njohur – mos hezito, merr iniciativën!

Më parë prezantohu
Pastaj përshëndet për dore, ulu mjaftueshëm larg saj në mënyrë që të kënaqesh duke e shikuar, dhe mos ia rreziko hapësirën intime. Ngjarjet në vazhdim varen nga shumë faktorë, ndërkaq ti bëhu xhentëlmen dhe dëgjoji sinjalet e saj – mos mendo vetëm për dëshirat tuaja. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi