Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lidhja e diabetit me pijet pa sheqer Empty Lidhja e diabetit me pijet pa sheqer

Fri 8 Feb 2013 - 20:25
Lidhja e diabetit me pijet pa sheqer Diabeti0820Konsumimi i tepërt i pijeve pa sheqer rrit mundësinë e prekjes nga diabeti në mënyrë drastike, sipas një studimi të ri të publikuar të premten në një revistë shkencore.

Studimi u përqendrua në rreth 66 mije shtetase franceze, përdoruese të pijeve “sugar free” dhe në bazë të statistikave, ato goditeshin nga diabeti ndjeshëm më tepër se konsumuesit e versioneve normale të pijeve të ndryshme.

Të dhënat u grumbulluan në një periudhë 14-vjeçare, nga viti 1993 në 2007-n.

Ndonëse të varfëra me kalori, zbulimet e këtij studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, bëjnë të qartë se këto lloj pijesh nuk janë detyrimisht të mira për shëndetin.

Arsyeja e rritjes së probabilitetit të prekjes nga diabeti nuk është zbuluar ende, por besohet se shkaqet lidhen me sheqerosësit artificialë.

Tek meshkujt, ndikimi është më i vogël, me një rritje prej rreth 30% të mundësisë së prekjes nga diabeti, por probabiliteti ndryshon drastikisht midis femrave, me shanset e përdorueseve të “sugar free” për t’u prekur nga sëmundja e sheqerit deri në 60% më të larta se mesatarja.T.CH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi