Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Lëndohen më shumë në fushë, ekipet që humbasin Empty Studimi: Lëndohen më shumë në fushë, ekipet që humbasin

Mon 23 Apr 2012 - 2:28
Të fitosh ndeshjet e futbollit, njëra pas tjetrës, jo vetëm që i bën të lumtur lojtarët dhe tifozët, por shoqërohet edhe me një tjetër efekt pozitiv: një rrezik më të ulët lëndimi në fushë. Këtë e sugjeron një studim i kryer në Suedi, nga universiteti Linkuping.Autorët e studimit të ri, analizuan të dhënat e 6272 lojërave, të kryera nga 26 ekipet më të forta në futbollin evropian. Rezultoi, se 2739 prej tyre, janë shoqëruar me trauma të lojtarëve në fushë.Studiuesit suedezë kanë gjetur kështu se humbja e ekipeve, shton frekuencën e dëmtimeve të tyre me nivelin prej 21% më të lartë, krahasuar me ato të vëzhguara në ekipet që i kanë fituar ndeshjet.

Jo vetëm kaq, por studimi hasi gjithashtu edhe faktin se rreziku i lëndimit të lojtarëve qenka më i madh kur luajnë në shtëpi, sesa në vende të huaja.

Kjo, pasi sipas studiuesve, në shtëpi lojtarët luajnë në mënyrë agresive, me pasazhe të gjata dhe të shpejta. Lëndimet e muskujve të futbollistëve, janë më të zakonshme dhe duket të jenë më të shpeshta në pjesën veriore të Evropës se në Jug, ndoshta për shkak të kushteve të ndryshme klimatike.

Sigurisht, për të zvogëluar rrezikun e lëndimit në fushë është simbiozë e rëndësishme ajo mes mjekut dhe atletit, si edhe një trajnim i duhur sportiv.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi