Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"L'elisir d'amore" në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit Empty "L'elisir d'amore" në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

Mon 23 Apr 2012 - 3:42
"L'elisir d'amore" në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit 53581TIRANE - Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të shfaqë operën në dy akte "L'elisir d'amore" me libret të Felice Romanit dhe muzikë të Gaetano Donizetti.

Opera "L'Elisir d'Amore" është vënë premierë absolute në Teatrin Kombëtar në vitin 2004, me regji të Armand Bora dhe nën interpretimin e roleve kryesore të artistëve Ermonela Jaho, Marjana Leka, Eva Golemi, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa.

Rivënien e saj mund ta ndiqni në datat 25, 26, 28, 29 prill në orën 19:00. Ajo vjen sërish me regji të Armand Borës dhe asistent regjie Ervin Muçaj, skenografia e operës është realizuar nga Artur Muharremi ndërsa kostumet nga Gjergji Marko.

Dirigjent kori është Dritan Lumshi ndërsa dirigjent Edi de Nadai. Në të interpretojnë: Eriona Gjyzeli, Blerta Cina, Riad Ymeri, Elson Braha, Solen Alla, Vladimir Sazdovski, Rezarta Qevani dhe Sofika Kole. Marrin pjesë solistët, kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B. Ngjarja nis në një fermë dhe trajton dashurinë e Adinës dhe Nemorinon.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi