Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rikthehet “Lagjja 45” në Teatrin e Metropolit Empty Rikthehet “Lagjja 45” në Teatrin e Metropolit

Thu 24 Nov 2011 - 2:02
Rikthehet “Lagjja 45” në Teatrin e Metropolit 48601TIRANË- Komedia e zezë “Lagjja 45”, pasi ka tërhequr dy çmime në Festivalet Teatror në Farizaj dhe Preshevë, do të rikthehet këtë të enjte në skenën e Teatrit të Metropolit.

“Lagjja 45”, një komedi me situate të improvizuara nga vetë aktorët nën regjinë e Genti Bejkos, ka fituar trofeun e regjisë më të mirë në Festivalin Teatror në Ferizaj dhe Çmimin special të jurisë në Preshevë.
Pjesa është e mbështetur në një lagje që gjendet rëndomtë, karakteret janë ata që na rrethojnë në jetën e përditshme. Një komedi e bazuar në jetën e përditshme, në 24 orëshin e një qyteti. Nga një keqkuptim krijohet një thashethem i madh. Në komedinë e improvizuar, deri tek kostumet dhe skenografia nga aktorët, do të interpretojnë Erblin Bajko, Klodi Keco, Kristiana Dodaj, Gerti Ferra, Irgen Çela, Arjeta Dhima, etj.
Komedia “Lagjja 45” do të shfaqet mbrëmjet e datave 24, 25 dhe 27 nëntor, ora 20:00, në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit. Premiera e parë është shfaqur në shtator të këtij viti.

(d.b/ATA/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi