Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stonehenge Suedez? Struktura e lashtë prej guri ndez debate Empty Stonehenge Suedez? Struktura e lashtë prej guri ndez debate

Tue 24 Apr 2012 - 1:28
Stonehenge Suedez? Struktura e lashtë prej guri ndez debate Stonehenge-suedez-200x300Skandinavet e lashte kane zvarritur 59 masive shkembi ne nje lugine prane detit qe sot eshte fshati Suedez i peshkimit Kaseberga.

Ata me kujdes i kane sistemuar keta gurre te cilet peshojne deri ne 1800 kilogram ne formen e nje anije 67 mera me pamje nga Deti Baltik. arkeologet ne pergjithesi jane dakort me nje strukture megalitike Ales Stenar (“Ale’s Stones”), e cila eshte ndertuar reth 1000 vjet me pare prane perfundimit te Epokes se Hekurit si nje monument varrimi. Por nje grup kerkuesish tani po argumenton se ndertimi ne te vertete eshte 2500 vjet i lashte, qe daton nga Epoka e Bronzit Skandinav, dhe eshte ndertuar si nje kalendar astronomik me te njejten baze gjeometrike si Stonehenge i Anglisë.

“Ne tani mund te themi se Stonehenge ka nje moter te vogel, por ajo eshte shume me e bukur,” tha Nils-Axel Morner, nje gjeolog ne pension nga Universiteti i Stokholmit i cili ka qene bashke autor ne raportin e publikuar ne mars ne gazeten “International Journal of Astronomy and Astrophysics”.

Kerkues te tjere te njohur me kete strukture jane skeptike. Ndermjet argumenteve te tjera ata citojne datimet me karbon per te hedhur poshte pretendimin e Morner.

A eshte ndertuar kjo strukture e frymezuar nga Stonehenge?

Morner dhe ekipi i tij kane verejtur se Dielli lind dhe perendon ne pika te vecanta reth Ales Stenar, ne solsticet dimerore dhe pranverore., duke nenkuptuar se nje kulture e lashte mund ta kete ndertuar ate si nje kalendar astronomik per te percaktuar ngjarje si ceremoni te ndryshme dhe kohen e te mbjellurave dhe te korrurave.

“Ne tani mund të themi Stonehenge ka një motër më të vogel.”
- Nils-Axel Morner, gjeolog


Ngjashmerite e shumta e cuam Morner te propozoje se struktura eshte nje kalendar astronomik i frymezuar nga Stonehenge e ndertuar nga nje komunitet skandinav i Epokes se Bronzit.
Stonehenge Suedez? Struktura e lashtë prej guri ndez debate Zbulohet-stonehenge-suedezNuk i perket Epokes se Bronzit

Studiues te tjere nuk jane te bindur. “Ideja se anija prej gurri mund te kete qene nje kalendar astronomik nuk ka perkrahes ne mesin e arkeologeve akademike,” tha arkeologu suedez Martin Rundkvist, redaktor dhe menaxher i revistes Fornvännen. Perkundrazi Ales Stenar ishte thjeshte nje monument varri, tha ai. Ne fshatrat suedeze ka shume struktura te ngjashme megalitike, te njohura ne pergjithesi si anijet prej gurri. Shumica e tyre datojne reth 500-1000 vjet ne fundin e Epokes se Hekurit dhe sherbejne si monumente varrimi, tha Rundkvist.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi