Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

6 vjet me radhë shtiret si e ëma, e cila kishte vdekur, duke përfituar paratë e saj Empty 6 vjet me radhë shtiret si e ëma, e cila kishte vdekur, duke përfituar paratë e saj

Tue 24 Apr 2012 - 16:49
6 vjet me radhë shtiret si e ëma, e cila kishte vdekur, duke përfituar paratë e saj E4c04d90b7f561df9a0edf4cd31b1c10Një burrë nga Nju Jorku ka zgjedhur një mënyrë më se të çuditshme për të përfituar ca para më shumë.
Ai është veshur si nëna e tij, e cila kishte vdekur, për gjashtë vjet me radhë, në mënyrë që të arrinte të përfitonte me anë të mashtrimit një shumë prej 115.000 dollarësh.

Për të realizuar planin, ai arriti të shtiret si nëna e tij, duke veshur një paruke, rrobat e nënës së tij, madje mbante edhe një bastun, në mënyrë që të mos linte asnjë dyshim për njohje.

Dhe në fakt ia arriti qëllimit për 6 vjet me radhë.
Prusik-Parkin i kishte dhënë drejtorit të funeralit, numrit e gabuar të sigurimeve shoqërore dhe datën e gabuar të lindjes së nënës së tij, në mënyrë që vdekja e saj të mos regjistrohej në bazat e të dhënave të qeverisë.

Nëna e Prusik-Parkin, e cila ishte aktore, kishte ndërruar jetë në shtator 2003. Megjithatë, përfitimet mujore të gruas janë paguar deri në qershor 2009 dhe janë përfituar me anë të mashtrimit pikërisht nga djali i saj.

Në një maskaradë të jashtëzakonshme gjashtëvjeçare, duke u shtirur në mënyrë perfekte si nëna e tij, pa arritur ta kuptojë askush dhe duke i mashtruar për vite me radhë të gjithë, Prusik-Parkin kishte arritur të përfitonte në mënyrë të përsëritur, vit pas viti të gjitha pagesat e nënës së tij të vdekur dhe kishte mbledhur subvencionet nga qiratë në apartamentin prej 2.200.000 dollarësh që ajo i kishte lënë.

Ai arriti të zbulohej përfundimisht në vitin 2009, kur shkoi të bënte një kallëzim në prokurori, i maskuar dhe i veshur si nëna e vet, i pakënaqur nga çmimi i ulët me të cilin ishte shitur apartamenti i tij gjatë një ankandi. Aktualisht, mashtruesi perfekt është në proces gjyqësor dhe rrezikon të dënohet me 25 vjet burg për mashtrim dhe vjedhje të sasive të mëdha të parave ndaj shtetit.

G.SHQIP
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi