Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Humbisni 5 kg brenda 1 muaji Empty Humbisni 5 kg brenda 1 muaji

Thu 26 Apr 2012 - 2:14
Nëse doni të rigjallëroni pamjen tuaj të jashtme dhe të pakësoni peshën tuaj trupore, duhet të adoptoni një mënyrë të shëndetshme jetese që do t’ju bëjë të jeni gjithmonë elegante!Zakonisht gjatë periudhës së festave ne shtojnë mesatarisht në peshë 2-4 kg. Pastaj përpiqemi që pas festave t’i humbasim këto kile. Por nëse arrijmë të menaxhojmë siç duhet mënyrën e të ushqyerit, të cilën e shoqërojmë me palestër, atëherë pesha nuk do të përbëjë asnjëherë problem për ne. Çfarë duhet bërë?Fillojeni ditën tuaj duke ngrënë mëngjes. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ju ofron energji për të përballuar të gjitha veprimtaritë e ditës.

Vaktet kryesore të ditës duhet të jenë tre, të cilat plotësohen nga dy snack mes tyre. Me këtë mënyrë, metabolizmi i trupit tonë vazhdon të mbetet aktiv. Një sekret është që duhet të jenë të qëndrueshme orët që hani vaktet tuaja, pasi kështu mund ta kontrolloni më mirë sasinë që përdorni.

Frutat dhe perimet përbëjnë një burim të mirë vitaminash e metalesh, që janë të domosdoshme për organizmin. Por ato ofrojnë edhe fibrat që ndihmojnë për funksionim të mirë të zorrës.

Dietat e rrepta nuk janë zgjidhjet që duhen përzgjedhur për një dobësim normal të trupit.

Vakti i ushqimit në darkë nuk duhet ngrënë në orët e vona. Po ta dinit se sa i dëmshëm është për humbjen në peshë, një vakt para se të flini, atëherë do mbeteshit pa ngrënë. Koha ideale është që të kalojnë 4 orë nga momenti që hani, para se të bini për të fjetur. Madje do të jetë mirë që në darkë të hani ushqime të lehta dhe zarzavate.

Një dietë e mirë e ndihmon organizimin, por ajo duhet shoqëruar edhe me ushtrime gjimnastikore. Nëse kaloni një orë tri herë në javë, apo gjysmë ore çdo ditë në palestër, rezultatet do të jenë mjaft të pëlqyeshme. Kryesisht antioksidet aktivizohen gjatë ushtrimeve aerobike apo ecjes.

Largojini zakonet tuaja të këqija. Si mund të jetë funksionale një dietë, kur vazhdoni të pini cigare apo të konsumoni alkool?

Edhe sauna ndihmon, por nëse nuk jeni në gjendje për të paguar, shijoni një banjë relaksuese mes shumë avujsh, në mjedisin e shtëpisë suaj. Qëndroni mes avujsh për 15 minuta. Para se të shpëlani trupin, fërkojeni lëkurën tuaj me një sfungjer natyral.

Pesë gota çaji jeshil do t’ju ndihmojnë të digjni deri në 80 kalori. Gjithashtu, duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Do të digjni edhe 100 kalori të tjera.

Duhet të preferoni ushqimet me më pak yndyrna, pasi studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në djegien e kalorive, sidomos në zonën e periferisë.

Nëse doni të hani ushqime gjatë ditës, përveç 3 vakteve kryesore, preferoni më mirë frutat, të cilat aktivizojnë organet që janë përgjegjëse për detoksifikimin e organizmit: luleshtrydhet, qershitë, manaferrat, agrumet, rrushin dhe kumbullat.

Stresi është mjaft i dëmshëm. Largojeni stresin duke bërë gjëra që ju pëlqejnë. Disa preferojnë jogën, të tjerë duan të luajnë me fëmijët e tyre. Gjeni edhe ju hobin tuaj dhe mos lini askënd që t’ju shqetësojë, për sa kohë relaksoheni.

Dieta javoreHumbisni 5 kg brenda 1 muaji Heart-dietHumbisni 5 kg brenda 1 muaji Diet3Kjo dietë është e thjeshtë. Nuk nevojiten shumë gjellë dhe mund të humbisni deri në 5 kg nga pesha juaj, nëse e kombinoni këtë ushqim me ushtrime gjimnastikore.

Për mëngjes

Siç thamë më sipër, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, i cili na mbush plot me energji. Kështu, mund të zgjidhni një nga menytë e mëposhtme për mëngjesin tuaj:

- 1 kos me pak yndyrna dhe 2 feta bukë të zezë të thekur me pak mjaltë

- 1 gotë qumësht me pak yndyrna dhe 3 lugë me drithëra integrale.

- 1 gotë qumësht me 2 feta bukë të thekur me mjaltë apo me pak reçel

- 1 kos me pak yndyrna dhe 3 lugë drithëra integrale

- 1 gotë qumësht, një fetë buke (integrale) dhe pak gjalpë

- 1 kos me fruta të freskëta sipas dëshirës dhe 1 fetë bukë e thekur me pak mjaltë

Snack

1-2 fruta (mirë është të mos hani banane)

Për drekë

- pulë e pjekur me sallatë jeshile

- sallatë mikse me sa më shumë perime të stinësh, 1 lugë vaj, 1 copë të vogël djathë dhe 1 fetë bukë të thekur

- 1 racion peshk, 1 filxhan oriz të errët pilaf dhe 1 sallatë jeshile

- sallatë me perimet e stinës, 1 filxhan oriz (pilaf) me pak djathë të grirë dhe 1 fetë buke të thekur

- 2 patate të ziera, 2 kunguj të zie dhe 2 karota me një lugë vaj, 1 vezë të zier dhe një fetë buke integrale

- 1 bërxollë viçi dhe sallatë jeshile

Snack

- 1 gotë me lëng të freskët frutash apo një sallatë frutash

Për darkë

- 1 kos me pak yndyrna

- 1 patate e zier dhe dy karota me 1 lugë vaj

- perime të stinës me 40 gr djathë të skremuar dhe 1 fetë buke të thekur

Nëse do të zgjidhni një nga këto mënyra për t’u ushqyer çdo ditë, për një muaj resht, atëherë si rezultat, do të humbisni deri në 5 kg në peshë. Por kjo mënyrë e të ushqyerit mund të praktikohet edhe për më shumë se një muaj, pasi është mjaft e shëndetshme./albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi