Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Një dietë vërtet efektive, ja si të humbisni 20 kilogramë Empty Një dietë vërtet efektive, ja si të humbisni 20 kilogramë

Mon 27 Jun 2011 - 22:32
Tiranë, 17 Nëntor 2010 NOA/NEWSIT - ABS dieta është zgjidhje e vërtetë, nëse jeni të gatshëm që ta balanconi ushqimin dh aktivitetin fizik. Sipas këtij regjimi, të cilit duhet t’i përmbaheni secilin muaj është e lejuar përdorimi i 12 ushqimeve.
Efektet janë evidente që në dy javët e para kur shkrihen deri në 12 kilogramë, ndërsa në dy javët vijuese do të humbni edhe 8 kilogramë.
ABS dieta është e bazuar në ndërtimin e muskujve nëpërmjet trajnimeve të forcës, aerobik stërvitjeve dhe balancës së karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.
Nutricionistët pohojnë që është e shëndetshme dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin pasi që ofron vitaminat e nevojshme, mineralet dhe fibrat, ndërsa stimulon forcimin e muskujve dhe djegien e dhjamit trupor.
12 ushqimet e lejuara
Nëse keni vendosur për ABS dietën, rekomandohen gjashtë shujta në ditë, tetë gota ujë, ndërsa zgjidhje e mirë është edhe qumështi i payndyrshëm apo çaji i gjelbër.
Alkooli është i lejuar vetëm në sasi të vogla, por nuk është i rekomanduar.
Numërimi i kalorive është i ndaluar.
Në këtë dietë ka 12 ushqime që janë shumë të rekomanduara dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë:
- Arrat dhe produkte e ngjashme, si lajthitë
- Fasule
- Perimet e gjelbra
- Produktet me vlera të ulëta energjetike
- Drithërat që përdoren në mëngjes dhe përzihen me qumësht
- Vezët
- Mishi i payndyrshëm, gjeldeti, pula, peshku dhe mish lope
- Gjalpë nga kikirikë
- Vaj ulliri
- Bukë dhe produktet e tjera nga drithërat
- Proteinat në pluhur
- Boronica
Ushqimet tjera që mund të konsumohen shpesh janë: mollët, avokado, bananet, orizi integral, proshuta, gjalpi, lëngjet pa sheqer, hudhra, kërpudhat, pjepri, makaronat, pjeshkë, kikirikë, bizelja, speci, kokoshkat, vaji nga susami, guacat, supa, farat e lulediellit, patatja e ëmbël, domatja. Me këtë regjim të ushqimit janë të rekomanduara edhe ushtrimet.
Shkrirje nga të gjitha anët
Ushtrimet adekuate janë të rëndësishme sikur edhe ushqimi i mirë. Për këtë është e rekomanduar trajnimi i forcës tri herë në javë, ushtrimet për bark dy deri në tri herë në javë dhe aerobik po kaq herë.
Po ashtu ekzistojnë edhe disa parime themelore, dhe ato janë: pas ushtrimeve të një pjesë të trupit gjatë 48 të ardhme nuk guxoni që ta ushtroni përsëri atë pjesë.
Një ditë duhet të jetë plotësisht e lirë, pa aktivitete fizike dhe trupi atëherë duhet të pushojë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi