Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I dhuroi veshkën shefes, ajo e pushoi nga puna Empty I dhuroi veshkën shefes, ajo e pushoi nga puna

Thu 26 Apr 2012 - 12:26
I dhuroi veshkën shefes, ajo e pushoi nga puna Assets-2012-article_2133889_12BC043B000005DC_689_634x507_764080781-300x195Si këmbim për veprimin e mirë që bëri Debbie Stevens, një grua nga Nju Jorku, ishte që të pushohej nga puna.

47-vjeçarja mori një vendim shumë të guximshëm. Dhuroi një nga veshkat e saj, me qëllim që të operohej më shpejt punëdhënësja e saj.

Duke dhuruar veshkën tek një mashkull që ndodhej në listën e pritjes, Stevens do të ndihmonte për të shkurtuar kohën e pritjes së shefes së saj për transplantim veshke , sepse ajo renditej pas burrit që kryesonte listën e pritjes.

Jackie Brucia, falë Stevens tashmë gëzon një shëndet më të mirë. Veshka e re i shpëtoi jetën. Por ky fakt nuk e pengoi atë për të mos e pushuar nga puna 47-vjeçaren.

Kur Stevens u kthye në postin e punës së saj, nuk u pagua asnjëherë për orët që punonte jashtë orarit. Më vonë u vendos në një post më të ulët, në një degë tjetër të kompanisë, 50 milje larg shtëpisë së saj.

Dhe nuk vonoi të vinte pushimi nga puna. “I dhashë veshkën time dhe më mori edhe zemrën”, deklaroi 47-vjeçarja për gazetën “New York Post”. Ky veprim tregon se sa mosmirënjohës janë njerëzit. /albsobserver.com/
I dhuroi veshkën shefes, ajo e pushoi nga puna Assets-2012-article_2133889_12BC043B000005DC_689_634x507_7640807811
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi