Topi i futbollit, e mori tsunami por gjendet në Alaskë
Thu 26 Apr 2012 - 13:55
Një top futbolli i marrë me vete nga tsunami i viti të shkuar në Japoni, u gjet në një ishull të largët të Alsakës dhe do t’i kthehet adoleshentit japonez të cilit i përket. Emri i adoleshenti 16-vjeçar Misaki Murakami ishte shkruar mbi topin që u gjet një vit më vonë nga Dejvid Bakster në ishull Midelton.
Ishte pikërisht gruaja e Dejvid, japonezja Jumi Bakster që përktheu shkrimin mbi top duke identifikuar kështu edhe pronarin e ligjshëm të topit. Menjëherë çifti u vu në kontakt me adoleshentin japonez, të cilit i premtuan se do t’i kthejnë topin e tij përmes postës.
Vetë Murakami deklaroi për mediat japoneze se topi ishte i tij dhe se ishte i lumtur që do ta merrte sërish. “Jam shumë mirënjohës për këtë, pasi deri më sot nuk kam gjetur asgjë tjetër nga gjërat që kisha”- deklaroi Murakami.
Adoleshenti jeton në qytetin Rikuzen-takata, i cili u dëmtua shumë rëndë nga tsunami i 11 Marsit të viti të shkuar. Ditën e tsunamit, djaloshi ishte i sëmurë dhe gjendej në shtëpi, por pas tërmetit mundi të ngjitje në kodrat rreth qytetit, nga ku pa vendlindjen e tij të shkatërrohej nga dallgët.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi