Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Humbet topin e futbollit gjatë tsunamit, e gjen në Alaskë Empty Humbet topin e futbollit gjatë tsunamit, e gjen në Alaskë

Sat 28 Apr 2012 - 2:43
Humbet topin e futbollit gjatë tsunamit, e gjen në Alaskë Tsunami-ballJaponi – Misaki Murakami është 16-vjeçari që i ka mbijetuar tsunamit në Japoni, i cili e pa shtëpinë t`i shkatërrohej nga dallga gjigante e marsit 2011.I bindur se çdo kujtim i vjetër kishte humbur një herë e përgjithmonë, djaloshi mbeti i shokuar kur mësoi se një vit më pas, topi i tij i vyer i futbollit është gjetur në Alaskë, mijëra kilometra larg vendlindjes.
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë! U çudita kur më thanë që topi im ka dalë në Alaskë. U shokova, por fakti që po arrij të rekuperoj të paktën një nga sendet e mia personale, më gëzon pa masë”, është shprehur ai.
Topi në fjalë ka një domethënie të veçantë për 16-vjeçarin. Kur ai ndryshoi shkollë në fund të klasës së tretë fillore, shokët dhe mësuesit vunë të gjithë firmat e tyre me emrin në krah, poshtë një mesazhi ku thuhej: “Fat të mbarë Misaki Murakami!”.
Misaki arriti të shpëtonte pak përpara se tsunami të përplasej mbi qytetin e tij. Muri i ujit e mori shtëpinë e adoleshentit me vete dhe ai as që ëndërronte të gjente ndonjë prej objekteve të veta personale. Por topi i futbollit ka përshkuar çuditërisht mijëra kilometra nëpër paqësor, për të mbërritur një vit më vonë në ishullin Middleton të Alaskës, ku e gjeti tekniku i një stacioni radarësh. Identifikimi i pronarit nuk qe dhe aq i vështirë, për shkak se topi e kishte me vete të gjithë informacionin e nevojshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi