Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lista me 23 kandidatët për Topin e Artë  Empty Lista me 23 kandidatët për Topin e Artë

Mon 29 Oct 2012 - 22:17
Lista me 23 kandidatët për Topin e Artë  Topi-arte1

FIFA dhe France Football publikuan listën me 23 lojtarët kandidatë për të ngritur trofeun e Topit të Artë në ceremoninë e 7 janarit të vitit të ardhshëm.

Ashtu sic pritej, dy superskuadrat spanjolle, Barcelona dhe Reali i Madridit kanë numrin më të madh të lojtarëve kandidatë, përkatësisht 5 për katalanasit dhe 6 për madrilenët.

Sa i përket kombëtareve, Spanja dominon me 7 futbollistë kandidatë, ndërsa Italia që bëri një paraqitje të mirë në Euro2012, pavarësisht humbjes turpëruese 4-0 në finale, konkuron me 3, përkatësisht Pirlo, Bufon dhe Balotelli.

*Lionel Messi (Argjentina, Barcelona)
*Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
*Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid)
*Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid)
*Sergio Busquets (Spanjë, Barcelona)
*Andrés Iniesta (Spanjë, Barcelona)
*Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
*Mario Balotelli (Itali, Manchester City)
*Karim Benzema (Francë, Real Madrid)
*Gianluigi Buffon (Itali, Juventus)
*Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Shanghai Shenhua)
*Radamel Falcao (Kolumbi, Atletico Madrid)
*Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Paris Saint-Germain)
*Manuel Neuer (Gjermani, Bayern Munchen)
*Neymar (Brazil, Santos)
*Mesut Özil (Gjermania, Real Madrid)
*Gerard Piqué (Spanjë, Barcelona)
*Andrea Pirlo (Italia, Juventus)
*Wayne Rooney (Angli, Manchester United),
*Yaya Touré (Bregu i Fildishtë, Manchester City)
*Robin van Persie (Holanda, Manchester United)
*Xavi (Spanjë, Barcelona) dhe Sergio Agüero (Argjentinë, Manchester City)

Edhe këtë vit trofeu i Topit të Artë pritet të diskutohet mes Messi-t dhe Ronaldos, por pa përjashtuar këtu as Xavi-n dhe Iniesta-n që mbeten kandidatë potencialë. Argjentinasi është shpallur fitues për 3 vite radhazi dhe nëse e fiton edhe këtë herë, do të hynte në histori duke thyer çdo rekord të mëparshëm sa i përket këtij trofeu.

Sa për trajnerët, u publikua lista me 10 kandidatët për të fituar trofeun e trajnerit më të mirë. Më poshtë lista emërore:

*Vicente del Bosque (trajneri i Spanjës)
*Roberto Di Mateo (trajner i Chelsea)
*Alex Ferguson (Manchester United)
*Pep Guardiola (Barcellona)
*Jupp Heynckes (Bayern Munchen)
*Joachim Low (trajner i Gjermanisë)
*José Mourinho (Real Madrid) dhe
*Cesare Prandelli (trajner i Italisë) dhe Roberto Mancini (Manchester City)

Vitin e kaluar, ky trofe u fitua nga Pepp Guardiola ish-trajner i Barcelonës që në fund të sezonit të kaluar vendosi të tërhiqej për pak kohë pushim.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi