Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BERZH: Shqiptarët u rikthehen “fajdeve” Empty BERZH: Shqiptarët u rikthehen “fajdeve”

Thu 26 Apr 2012 - 15:02
Eksperti i Bankës, Peter Saneey: Qeveria të zgjidhë me prioritet çështjen e pronësisë dhe borxhit.
Kriza e besimit, qytetarët besojnë më shumë te njëri-tjetri, sesa te shteti.

Kriza ekonomike globale la “trashëgim” një sjellje shumë konservatore
të qytetarëve kur vjen fjala te shpenzimet. Ulja e konsumit është një
nga dukuritë e shumta që e përforcojnë këtë ide.
Eksperti Peter Saneey i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
prezantoi dje qëndrimin që dy raporte të BERZH-it paraqesin jetën në
tranzicionin postkrizë të shteteve dhe qytetarëve të tyre. Për
Shqipërinë, Saneey theksoi se është vënë re një ulje e theksuar, ulje e
konsumit të brendshëm, çka lidhet direkt me “xhepin” e qytetarit. Lidhur
me këtë ai iu referua anketës së zhvilluar nga BERZH në 30 vende të
ndryshme, i cili u publikua gjatë vitit të kaluar, ku gjetjet ishin
mjaft interesante dhe për Shqipërinë. Sipas raportit, rreth 25 për qind e
të anketuarve pranojnë se jeta e tyre është prekur shumë nga kriza, 35
për qind shprehen se është prekur mjaft, që bëjnë edhe kategorinë e parë
të atyre që janë prekur më shumë në nivelin 60 për qind, dhe kjo
kategori, për shkak të krizës, ose mund të ketë humbur vendin e punës,
ose ka pasur reduktim të pagës, ose i kanë rënë të ardhurat nga
emigrimi. Nga ana tjetër, tranzicioni “ekonomik” ka sjellë edhe një
krizë besimi te shteti apo te institucionet publike në përgjithësi.
Përgjigjet e tyre në anketë reflektojnë një rënie të besimit te shërbimi
publik, duke filluar nga shëndetësia, te sigurimet shoqërore, te
përfitimi që merret nga papunësia, por, nga ana tjetër, reflektojnë
rritjen e besimit te tjetri. Qytetarët kanë filluar t’i besojnë më shumë
njëri-tjetrit, sesa shtetit. Ky besim te tjetri reflektohet edhe te
rritja e borxhit informal, duke preferuar kështu që paratë borxh të mos
merren në banka.
Prioritetet
Për Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria në vitin 2012
pritet që të ketë një rritje ekonomike 1.2 për qind. Por, ashtu sikurse
ka ndodhur çdo vit, një rishikim i saj nuk përjashtohet. Përkundër
kësaj, ekspertit i BERZH-it, Peter Saneey, u shpreh dje se cilat duhet
të jenë disa nga pikat prioritare ku duhet të fokusohet qeveria për
vitin 2012. “Shqipëria ka qenë një vend që ka ruajtur një rritje
ekonomike edhe gjatë kohës së krizës, dhe kjo është shumë pozitive, por,
nëse duhet të japim disa prioritete se ku duhet të bazohet qeveria në
vijim për të ruajtur këtë qëndrueshmëri, ato do të ishin disa. Duhet të
marrin prioritet çështje të tilla që ngrihen si problematike edhe në
raportet e Bankës Botërore në renditjen e Doing Bussines, ku çështja e
pronësisë apo ajo e lejeve të ndërtimit, pa dyshim që duhet të marrin
zgjidhje. Nga ana tjetër, problem për Shqipërinë është borxhi publik. Të
jesh në nivelet limit prej 60 përqindësh nuk është gjë e mirë në kohët e
sotme, pasi kjo nuk të lë hapësirë fiskale që të manovrosh në një
situatë të vështirë”, tha Saneey. Aktiviteti i djeshëm ishte një takim i
ekspertëve të BERZH-it dhe Ambasadës Italiane, për të diskutuar rreth
problematikave që ka lënë pas kriza ekonomike.

Dy raportet e BERZH
Raporti

. Shqipëria ka rritje të kreditimit në terma realë

. Duhet të rrisë të ardhurat ose të ulë shpenzimet përtej asaj që ka
parashikuar aktualisht për të siguruar qëndrueshmëri fiskale.

. Shqipëria, rritje ekonomike 1.2 për qind gjatë vitit 2012.

. Niveli i borxhit publik është 60 për qind, duke ngushtuar hapësirën fiskale për të përballuar situatat e papritura.

Anketa
. 60 për qind e qytetarëve shqiptarë të prekur nga kriza, përballë 30 për qind që nuk janë prekur.

. 12 për qind është niveli i mbulimit me ndihmë ekonomike të popullsisë.

. Qytetarët kanë filluar t’i besojnë më shumë njëri-tjetrit, sesa shtetit, vihet re rritje e borxhit informal.

. Korrupsioni, sipas qytetarëve, ka pësuar rritje, 21 për qind konfirmojnë se kanë paguar për të marrë një shërbim.

. 45 për qind e të anketuarave janë të kënaqur nga sistemi shëndetësor në vend.

. Vetëm 29 për qind e qytetarëve, të kënaqur nga shërbimi i policëve të trafikut.
Kriza, FMN: Shqipëria, rritje vetëm 0.5%
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tejkaluar çdo parashikim të bërë më parë
nga institucionet e tjera financiare për rritjen ekonomike të
Shqipërisë, duke e përkeqësuar ndjeshëm shifrën e fundit. Sipas FMN-së,
në vitin 2012 vendi ynë do të ketë një rritje ekonomike vetëm 0.5 për
qind. Sipas të njëjtit raport, ku paraqiten parashikimet për gjithë
ekonomitë e vendeve të ndryshme, vendi ynë pati një rritje prej 2
përqindësh në vitin 2011. Më optimist është parashikimi i Fondit kur
vjen fjala për vitin 2013, duke vlerësuar se ekonomia shqiptare do të
rritet me 1.7 për qind, kurse për vitin 2014 rritja do të vijojë duke
shënuar shifrën 2.9 për qind. Ajo që vihet re në raportin e fundit të
publikuar dje është përmirësimi gradual që mendohet se do të vijë në
ekonominë shqiptare pasi në vitin 2017, Fondi Monetar Ndërkombëtar
mendon se Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 4 për qind. Sa i përket
nivelit të inflacionit, raporti parashikon një mesatare prej 1.9
përqindësh për vitin 2012 dhe një nivel jashtë objektivit të Bankës së
Shqipërisë prej 4.5 përqindësh për vitin 2013. Përkundër këtyre duket se
balanca në llogarinë korrente do të vijë në përmirësim krahasuar me
vitin 2011. Nga -6 për qind e GDP-së që FMN vlerëson se ishte një vit më
parë, në vitin 2012 vlera negative e llogarisë korrente do të jetë
vetëm 5.6 për qind e GDP-së.

NERTILA MAHO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi