Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Bebet ‘in vitro’, më të rrezikuara të lindin me defekte Empty Bebet ‘in vitro’, më të rrezikuara të lindin me defekte

Fri 27 Apr 2012 - 23:32
Bebet e konceptuara përmes teknikave të trajtimit të fertilitetit janë rreth 1/3 më shumë të predispozuar të lindin me defekte sesa bebet e tjera që janë ngjizura pa ndihmën e teknologjisë, kështu thotë një studim i publikuar këto ditë në ‘Reuters’.Megjithatë studiuesit edhe pse kanë shqyrtuar dhjetëra studimeve të mëparshme nuk e kanë përcaktuar ende se përse trajtimet e fertilitetit janë të lidhura me një rrezik të lartë të lindjeve me defekte, dhe për këtë fajësohet teknologjia.
Fertilizimi ‘in vitro’ (IVF) në të cilin vezët e nënën janë fekonduar jashtë trupit të saj dhe më pas janë transferuar në mitrën e saj, është në dispozicion për të gjitha nënat për më shumë se prej tre dekadash, dhe studimet e shumta kanë rishikuar rreziqet e mundshme të këtyre teknikave.
Zhibin Hu në universitetin mjekësor të Nanjing dhe kolegët e tij kanë mbledhur rezultatet e 46 studimeve dhe kanë krahasuar numrin e defekteve të fëmijëve të lindur in vitro dhe atyre normalisht.
Për 124 mijë fëmijët e lindur përmes IVF-së, në të cilin spermatozoidi i vetëm është injektuar direkt në vezë, rreziku për të pasur defekt në lindje ishte 37 % më i lartë se tek lindjet dhe fekondimet normale. Mjekët thonë se është e vështirë që të jepen këshilla se si të shmangen defektet pasi ende mbeten pothuajse të panjohura shkaqet e vërteta që i sjellin ato.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi