Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat të pakënaqura para pasqyrës... vetëm defekte  Empty Femrat të pakënaqura para pasqyrës... vetëm defekte

Fri 15 Jun 2012 - 2:23
Ankara, 14 qershor 2012, NOA- Afro 50% e femrave nga mosha 20 deri në 60 vjeç duke u parë në pasqyrë shikojnë vetëm defektet e tyre.Kur arrijnë moshën 25 vjeç gjëja e parë që nuk u pëlqen është hunda, të paktën 26% prej tyre dhe lloji i lëkurës 24% të tjerave.Reagimet e grave para pasqyrës janë studiuar në një kampion prej afro 200 femrave të moshës 20 deri në 60 vjeç nga specialistët e departamentit të kirurgjisë plastike dhe estetike në universitetin e Ankarasë.Studimi është publikuar në numrin e fundit të Aesthetic Surgery Journal, ku theksohet se 36% e femrave krahas defekteve të shumta shohin si tërheqëse buzët e tyre.

Në moshën 35 vjeçare siç raporton noa.al, shikojnë në mënyrë kritike gjithë lëkurën, të paktën 36% e tyre dhe në mënyrë të veçantë atë rreth syve por afro 24% e të anketuarave vlerësojnë vështrimin.

Sakaq në moshën 55 vjeçare, për 34% kritika më e madhe vjen për rrudhat poshtë mjekrës, pjesë të cilën duan ta modifikojnë.

Shqetësim tjetër i kësaj moshe për 34% prej tyre është zona e syve, ndërsa thuhet se afro 80% e tyre preket nga depresioni.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi