Filmi “Besa” për shqiptarët dhe hebrenjtë, Berisha nderon Newman
Sat 28 Apr 2012 - 13:26
Tiranë -Një nga momentet mbresëlënëse të aktiviteteve të kryeministrit Sali Berisha në SHBA, ishte edhe vizita e tij në Holocaust Memorial Museum, Washington DC, ku së bashku me bashkëshorten zonjën Liri Berisha ishte i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar “Besa”, me producente Johanna Neumann, një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Uashington dhe vjen si akt vlerësues për kombin dhe virtytet fisnike të shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.
Zonja Neumann është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht zonja Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë mbi 500 të pranishëm, zyrtarë të lartë qeveritarë, senatorë, kongresmenë, pjesëtare të trupit diplomatik, të ftuar dhe miq, shqiptarë të diasporës. Dokumentari i Neumann sjell historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së një familjeje hebreje në Shqipëri dhe përmes saj, historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky dokumentar është një prodhim i bazuar në materiale, fakte dhe dokumente arkivorë dhe dëshmitë e të mbijetuarve të Holokaustit, të cilët kaluan përmes Shqipërisë ose jetuan në Shqipëri dhe u morën në mbrojtje, u strehuan dhe u ruajtën nga familje të thjeshta shqiptare.
Në fjalën e tij, kreministri Berisha u shpreh se “duke vizituar këtë Muze, mendimi i parë që të vjen në mend është se nuk ka asgjë më të keqe, sesa diktatorët, sepse ata kanë një fuqi negative mbi njerëzit, për t’i transformuar si qenie njerëzore”. “Sot, ne kemi këtu një të mbijetuar të atyre kohëve të tmerrshme, Johanna Neumann. Ajo u strehua e kaloi kohë në një familje shqiptare dhe më vonë u bë një nga ambasadoret më të mira të moralit të vendit tim. Ju jemi shumë mirënjohës Joana!
Gjatë kësaj ceremonie e mori fjalën edhe Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, i cili përshëndeti evenimentin në emër të Sekretares se Shtetit Hilary Clinton, si dhe u përcolli të gjithë familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë përshëndetjet më të përzemërta nga Sekretarja Clinton dhe vlerësimet më të larta për këtë akt sa human dhe unik në histori. Berisha i dorëzoi zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me motivacionin:”Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.
`Pas çmimit të dhënë nga kryeministri Berisha, zonja Neumann falënderoi me mirënjohje për vlerësimin dhe u shpreh “më e pakta që mund të them është që jam shumë e emocionuar nga fakti që qeveria shqiptare më nderon mua sonte me këtë çmim. Në fakt janë ata që duhet të nderohen, janë shqiptarët që e meritojnë këtë çmim, jo unë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik si dhe jetën e familjeve të tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shpjeguar kurajën që këta njerëz treguan për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre”. (LajmeShqip.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi