Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bashkia e Tiranës rregullore të re, jo dekolte e minifunde Empty Bashkia e Tiranës rregullore të re, jo dekolte e minifunde

Mon 30 Apr 2012 - 0:35
TIRANE-Bashkia e Tiranës vendos rregulla strikte për punonjësit e saj. Rregullorja e re për organizimin, funksionimin dhe ndarjen e detyrave e përgjegjësive në aparatin e Bashkisë, e cila do të marri miratimin e Këshillit Bashkiak, vendos kritere për veshjen dhe kodin e etikës që punonjësit duhet të përmbushin gjatë orarit të punës. Neni 16 i rregullores mbi etikën dhe kodin e veshjeve të punonjësve, përcakton se punonjësit duhet të paraqiten çdo ditë në ambientet e punës me kostume e kravata. Në nivele më të ulëta sesa rangu i drejtorit, punonjësi duhet të mbajë detyrimisht pantallona dhe këmishë serioze. Ndërsa punonjëset e kanë të ndaluar mbajtjen e fundeve apo fustaneve të shkurta apo këmisha e bluza me dekolte. Rregullorja përcakton edhe kujdesin që nënpunësit duhet të tregojnë për higjenën në ambientet e punës dhe mbajtjen e flokëve. Për punonjësit meshkujt ndalohet mbajtja e flokëve nën gjatësinë e përcaktuar, ndërsa për punonjëset ndalohen nuancat e forta dhe modelet ekstravagante.

Krahas veshjes është e ndaluar kategorikisht edhe konsumi i duhanit dhe pijeve alkoolike në ambientet e Bashkisë madje edhe në bar-kafen që ndodhet brenda aparatit të Bashkisë. Tarraca dhe ambientet e tjera jashtë Bashkisë janë të vetmet ambiente ku do të lejohet pirja e duhanit.

Nëpunësit dhe punonjësit, janë të detyruar t’u përmbahen normave të etikës gjatë orarit të punës, thuhet në rregulloren e re.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi