Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

1 Maji, dita e protestës  Empty 1 Maji, dita e protestës

Tue 1 May 2012 - 12:23

E gjitha bota proteston me 1 Maj, ditës ndërkombëtare të Punëtoreve. Në Europë kundërshtohen masat aspak popullore të te shkurtimit të shpenzimeve dhe pakenaqesia sociale sa vjen e shtohet.

Greqia, Spanja, Portugalia do të zhvillojnë protesta të medha. 1 Maji në Greqi është shndërruar në institucion. Sektoret private dhe publik zhvillojne greva. Sipas analisteve, ndoshta do të ketë më pak dhunë, sepse greket jane perqendruar ne zgjedhjet e pergjithshme të se dielës, ku ata pritet te shpalosin revoltohenkundër masave të qeverisë.

Në Rusi, nacionalistet, komunistet dhe kundershtarët e presidentit Vladimir Putin do të zhvillojnë mitingje të ndara.

Levizja “Occupy" ka apeluar për protesta në të gjithë botën, në ditën e 1 Majit. Lëvizja rrembeu vemendjen boterore me protestat ne “Occupy Wall Street”, shtatorin e kaluar, por duke ruajtur profilin pas përkrahesit e saj nisen të zhvendoseshin nga njëri shesh ne tjetrin, në Shtetet e Bashkuara. Përmes deklaratës e ka quajtur një ditë pa 99%, duke iu referuar slloganit se 1 % mbreteron mbi 99 % e papushtetshem.Grumbullimi i tyre me i madh do te jete ne Neë York.

Për të kujtuar diten e 1 Majit, protesta zhvillohen edhe ne Azi; Në Hong Kong rreth 5000 punetore kerkuan rritje te pagës dhe permiresim të kushteve të punës. Po kështu në Manila të Filipineve, protestuan rreth 8000 punetore, ndersa në Xhakarta të Indonezise mbi 9000 punetore marshuan për me shume mbrojtje ne punë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi