Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vdes Dale Oen, kampioni i botës në not Empty Vdes Dale Oen, kampioni i botës në not

Tue 1 May 2012 - 20:55
Vdes Dale Oen, kampioni i botës në not C_27_articolo_81494_immagineprincipale1335879150_thumb_baza1325_225Bota e notit është tronditur nga vdekja e papritur e kampionit Aleksandër Dale Oen. Norvegjezi 26 vjeçar ka humbur jetën pas një ataku kardiak në Flagstaf të Arizonas, ku gjendej me shokët e tij të kombëtares duke u përgatitur për Lojërat Olimpike Londër 2012. Shokët e kanë gjetur atë në dush pa frymë e pavarësisht tentativave për ta ringjallur, ka qenë e pamundur, ashtu si edhe dërgimi drejt spitalit të qytetit.
Norvegjezi ishte kampion i botës në fuqi në 100 metra bretkosë, triumfues në Botërorin e Shangait. Ai u gjet i shtrirë në dyshemenë e banjës së tij dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit, për t’u shpallur atje i vdekur.
Dale Oen po kalonte një dëmtim në shpatull dhe sipas mjekëve të ekipit, po mjekonte inflamacionin me kortikosteroide, ndaj do të bëhet një autopsi për të përcaktuar se mos vdekja ka ardhur si pasojë e medikamenteve.
Sipas shokëve të skuadrës ai sapo kishte përfunduar një stërvitje të lehtë, pak fizioterapi dhe një ndeshje golfi. Para se të hynte në dush, ai kishte qenë duke biseduar me familjarët e tij në Skype.
Dale Oen ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008 dhe ishte një nga shpresat më të mëdha të Norvegjisë për të fituar një medalje në Londër 2012, pretendenti kryesor për medaljen e artë në garën e 100 metra bretkosë. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi