Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

13 herë kampioni i Shqipërisë dhe 17 herë nënkampion Empty 13 herë kampioni i Shqipërisë dhe 17 herë nënkampion

Sun 1 Jul 2012 - 12:29
13 herë kampioni i Shqipërisë dhe 17 herë nënkampion B_250_200_16777215_00___images_Jete_halil_marqeshi_1Entela Resuli
Halilin e njohin të gjithë në Kamzë. Ai është një karateist i famshëm në atë qytet. Një dëshirë e imponuar e të atit, ka bërë që sot ai të ketë 30 medalje në qafë. Halil Marqeshi është lindur dhe rritur në Burrel, ku ka hedhur hapat e para në sportin e karatesë. 10 vjet më parë nuk e kishte menduar që do të rendiste aq shumë medalje në dhomën e tij. “Më ka dërguar babai me zor”, - tregon Halili duke shtuar se nuk ishte dëshira e tij, por tani është vetë ai që dëshiron ta vazhdojë më tej. Sapo ka veshur uniformën e këtij sporti dhe suksesi nuk i ka munguar, kjo falë një inteligjence natyrale, e cila nuk i mungon dhe vetë sporti ia kërkon. Garat ku ka marrë pjesë janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit si në Gjermani, Maqedoni, Greqi, Francë dhe Itali. Në të gjitha pjesëmarrjet ai nuk ka dalë asnjëherë duarbosh.
Halilin e ka ndjekur gjithmonë një rrugë tradicionale e të bërit sport, disiplinë në punë dhe rregulla të forta, në të kundërt nuk do të ishte ky që është sot. Është stërvitur me muaj të tërë dhe rezultati është shpërblyer me hedhjen në tokë të kundërshtarit. Ndërsa e dëgjon të rendisë me radhë sukseset e tij, e pyesim nëse e mbështetet federata me mbulimin e shpenzimeve për udhëtimet dhe garimet jashtë, ai tund kokën në shenjë mohimi. Të gjitha i paguan vetë, ajo që ka marrë mbrapsht është medalja e artë, e argjendtë dhe e bronztë.
...si kulturë
Sot, përveç përfaqësimit të Shqipërisë në gara të ndryshme ku është i ftuar, ai është edhe një trajner i ri. Sapo ka formuar një ekip me 21 pjesëmarrës. Halili na tregon se mosha më e vogël, kur mund të fillosh të merresh me karate është 6 -7 vjeç. Po kaq është edhe një vajzë që 21-vjeçari po trajnon. Më pas, gjithkush mund të merret me këtë sport, edhe në mosha madhore. E vetmja gjë që duhet të kesh parasysh është të jesh në gjendje të mirë fizike e të mos kesh sëmundje. Janë të shumtë ata që nuk kanë informacion për këtë lloj sporti. Prindërit pohojnë: "Nuk e dërgoj unë djalin në karate se vritet, por kjo nuk ndodh. Aty disiplinohen, mbajnë trupin në formë, është edhe kulturë".
...për vetëmbrojte
Të jesh i stërvitur shërben edhe si vetëmbrojte në raste të caktuara. Shumëkujt nga ne mund t'i këtë ndodhur të jetë sulmuar nga agresorë apo hajdutë xhepash, nëse do të kishit marrë disa leksione karateje do t'i kishit bërë më lehtë ballë kësaj situate. Këtë gjë e pohon edhe Halili, i cili ngulmon që nuk është tip problematik, por "po i re më qafë, arrin të dalë nga situata...". Pastaj, ka edhe raste kur nuk të hyn në punë fare forca fizike.
Askush nga familja e Halilit nuk merret me karate përveç tij. Shtysa e parë është bërë kushëriri i tij Lefter Kurti, i cili në 2011 ka marrë titullin kampion bote për moshat e reja në Hungari. Nga ky emër e kishte marrë shtysën i ati për t’ia dhënë edhe djalit të tij këtë sport. Sot, ai është krenar për arritjet e djalit, duke ja kujtuar shpesh këmbënguljen e tij për të nisur këtë rrugë.
Kur e pyesim Halilin se për çfarë i shërben dikujt ky sport ai pohon se: “Në këtë sport nuk përfshihen vetëm ata persona, të cilët duan që të vazhdojnë karrierën e tyre në këtë lloj disipline sportive, por ka edhe nga ata që stërviten për qejf. Madje ka kërkesa të çuditshme, si të tipit: "Dua të futëm në karate për t’u dobësuar!". Ndërsa kur e pyet Halilin se a ndihen më të sigurta të dashurat përkrah tij, ai pohon: Nuk ma thonë hapur por, mendoj se ndihen rehat.

Karateja
Karateja është e njohur si shkathtësi luftarake, në të cilën gjatë luftës përdoren të gjitha pjesët e trupit. Te teknikat themelore mësohen goditjet, bllokimet, pozicionet e veçanta etj. Katat janë përmbledhje e veçantë e lëvizjeve të përcaktuara me përpikmëri (goditjeve, pozicioneve dhe bllokimeve). Lufta (Kumite) mund të jetë e lirë dhe me marrëveshje (partnerët merren vesh për llojin e goditjeve dhe bllokimin e kundërshtarit). Gjatë ushtrimeve përdoret Makiëara, Hoju undo, pajisje siç janë p.sh, chishi, nigiri game etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi