Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gjakmarrje e deformua

prej Wed 2 May 2012 - 3:10
Preng Cara

Fjalët vrasje, hakmarrje, gjakmarrje, vjedhje, drogë, trafik, pronë godasin çdo ditë në mendjen e secilit. Jetojmë në pasiguri e frikë. Jeta na vidhet çdo ditë pak nga pak, për shkak të varfërisë, papunësisë e pasigurisë që sjell keqqeverisja e strukturave shtetërore. Ajo pritet në mes nga konfliktet, kur shkelim lirinë e tjetrit, ja marrim vetes, kur nuk kemi rrugëdalje nga depresioni etj. Jeta na është dhënë nga natyra dhe duhet ta jetojmë me dinjitet si gjithë të tjerët në luftë për ta bërë sa më të mirë e më të lumtur.

Na imponojnë të mbërthehemi fort para ekranit, gazetave e forumeve që propagandojnë jetë të dhunshme, plot vrasje trafiqe e drogë qëllimisht për të ushtruar presion në psikologjinë tonë për të ndenjur urtë e për t’iu bindur fatit që ka dhënë natyra. A është fati me ne? A duhet ne të jetojmë si popujt e tjerë të bashkimit Europian? Këto janë pyetje që shpesh na mundojnë të gjithëve.

Ç’faj kanë me dhjetra të vrarë e të plagosur këtë fillim viti. Për shkak depresioni vetvritet polici i burgut Ylli Elmazi, e më në fund intelektuali Ardiam Klosi. Për shkak të gjendjes së rënduar social-ekonomike vritet nga i shoqi gruaja Lahe Sina, për mosmarrëveshjet mbi pronën vritet Rrok Kaçori nga Hajmeli e Shpëtim Kaci në Bathore, akoma më tej vëllai vret motrën për nder pa ditur se kështu ka shkelur mbi zakonin.
Njeriu ka lindur i lirë, për të bërë më të mirën brenda kufijve pa cënuar jetën e tjetrit. Ndodh që kapërcehen caqet dhe fillon hakmarrja e lufta për të rivendosur pushtetin e humbur. Sot ka vend për të gjithë, mjafton të kultivojmë harmoni, mençuri, urtësi e mirëkuptim pa lënduar askënd. Duhet të pranojmë se kanuni, ky kod zakonor, mijëravjeçar jo vetëm i ka rregulluar marrëdhëniet, por ka lënë gjurmë të thella në mentalitetin, jetën e veprimtarinë e gjithkujt. Por sot ai është i deformuar.

Me gjithë fshehjen që i bëjnë strukturat shtetërore realitetit të vrasjeve për gjakmarrje, se numri i krimeve është në rënie, për shkak të forcës ndëshkuese, në fakt kriminaliteti është në rritje në shkallën më të lartë. Zbutjen e bëjnë vetëm strukturat e pajtimit e bën filozofia e misioni i tyre i faljes. Edhe në rastet kur shkaktarët e krimit janë vënë para drejtësisë, ka ndodhur që për shkak të korrupsionit e lidhjeve të gjyqtarëve me avokatët, i dënuari ka dalë përsëri pasi pajtimi midis palëve nuk balancohet me vitet e dënimit, por me forcën parandaluese që kanë misionarët në zonat ku veprojnë.

Nuk është në të mirë të vendit që shumica e vrasjeve të shkaktuara nga hakmarrja janë etiketuar nga shteti për motive të dobëta, të cilat jo vetëm nuk fshehin thelbin e fenomenit, por e bëjnë atë më të dukshëm dhe thellojnë më tej hasmërinë midis familjeve të përfshira në konflikt. Tendenca e zbutjes së realitetit të hidhur është edhe rrjedhojë e politikës së vjetër të diktaturës e cila e injoroi për 50 vjet kodin zakonor të rrënjosur thellë në mendjen shqiptarëve.

Mos pranimi dhe fshehja e kësaj plage e kthen atë në epidemi, ç’ka dëmton edhe interesat e procesit të integrimit europian. Eshtë e pafalshme të dëgjojmë për familje e idividë të ngujuar edhe ish policë të privuar nga liria e të drejtat e njeriut të dhëna nga konventa ndërombëtare të këtij lloji. Duhet ta pranojmë se kemi mbi 1492 familje që nuk e shohin dritën e diellit nga frika e hakmarrjes dhe se çdo ditë u shtohet numri për shkak të vrasjeve, plagosjeve dhe aksidenteve të shumta që ndodhin.

Nuk kemi parë ndonjë politikan apo shtetar të ketë shkuar e të ketë marrë përsipër daljen nga ngujimi të njerëzve fatkeqë. Jeta duhet jetuar, por kur ndodh vrasja, familja ngujohet. Asaj i privohet e drejta e lëvizjes së lirë dhe i shtohet frika e gjakmarrjes, sepse shteti nuk e njeh si fenomen dhe nuk e mbron duke vënë drejtësi midis palëve në konflikt. Ka deformime e shtrembërime të qëllimshme të zakonit. Më shumë i njihet halli të ngujuarit se viktimës i cili ka humbur të drejtën për të jetuar.

Vendosja e ballancës midis autorit të krimit dhe viktimës është detyrë e parësore e organeve të drejtësisë. E drejta për të jetuar ndodh që jo vetëm të privohet nga të tjerët, por edhe nga vetvetja për shkak të pasigurisë, varfërisë e mbijetesës, ku në depresion të thellë i jep fund vetes. Këtu kemi parasysh numrin e madh të vetëvarjeve e vetëvrasjeve në këta vite tranzicion në gjini e mosha të ndryshme. Vetëm në këtë fillim viti kemi njerëz të pafajsëhm me depresion si A. Kokonozi e Abaz Baboqi të vetvarur, K. Kapaj nga Fieri i vethelmuar, Agim Dida nga Gjirokastra i vetvarur, Mersin Baushi nga Vlora e të tjerë.

Të gjithë me depresion për shkak të gjendjes së mjeruar social ekonomike. Ky është alarmi i madh për veshët e shurdhër të qeverisjes e cila trumbeton se nuk jemi në krizë, por realisht ka prirje për të. Gjakmarrja nuk është dëshirë e askujt. Ajo të imponohet nga prezenca jo e lartë e shtetit dhe zbatimit të ligjit plus faktorë të shumtë social- ekonomikë, kulturorë e psikologjikë që tregojnë se janë vrarë mbi 300 policë të rendit dhe 10470 shtetas të pafajshëm në vitet e tranzicionit. Deformimet e rreme për të zbutur fenomenin dhe realitetin nga organet shtetërore jo vetëm nuk përmirësojnë situatën, por e thellojnë të tej atë.

Nuk mund të jetë e rastit se sa herë deklarohet se krimi bie, ndodh e kundërta me familjet që kanë konflikte të vjetra e të reja të cilat menjëherë përfshihen në hakmarrje. Është evidente që në këta 20 vite të tranzicionit, largimi i një të tretës së popullatës nga vendi është bërë jo vetëm për një jetë më të mirë, por edhe për një strehë nga frika e marrjes së gjakut. Ka plot shembuj jo vetëm në vendet fqinje po edhe më gjerë ku gjakmarrja u ka marrë jetën si: Vjollca Fejzo në Itali, Arjan Demkollari, Edmond Shtjefni, Femi Meta në Greqi e shumë të tjerë. Shteti duhet të fitojë besimin e qytetarëve që ata vetë ta ndalojnë vetëgjyqësinë. Ministri i Drejtësisë në një konferencë për shtyp të organizuar nga USAID me temë “Publiku dhe drejtësia një martesë në krizë”, dha një deklaratë në thelb shumë pozitive: “Gjyqësori sot ka nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë e publikut”.

A ka qytetari besim të plotë tek gjyqësori? Përgjigjen ta japin ata që ndër vite rrinë si varfanjakë para dyerve të gjykatave të cilët jo vetëm nuk e marrin drejtësinë në kohën e duhur por edhe kur ua japin e kanë të konvertuar në para. Bashkëpunimi i gjyqtarëve me avokatët mbrojtës është pa kufi. Ai është ballë për ballë dhe të rrjep lëkurën për para, nëqoftëse nuk ja u jep ato, avokati sajon një largim jashtë shtetit që nuk është zor ta zbulosh në pikat e kalimit të kufirit dhe mbas pak minutash e gjen duke pirë kafe para gjykatës.
Thuhet rëndom se po bëhet reforma në drejtësi. Kaq e vështirë qenka që të bëhet kjo reformë për të spastruar elementët e korruptuar e të pa skrupullt në gjykatat tona të cilët e kanë ulur besimin qytetar në shkallën më të ulët? Mjerë kujt i bie të shkojë atje.

Shumë flitet se reformat arrihen me një bashkëpunim të strukturave shtetërore, organeve të drejtësisë, prokurorisë, gjykatave, parlamentit e faktorit ndërkombëtar dhe absolutisht nuk zihet në gojë shoqëria civile e cila ka rolin e saj të madh, a thua se ajo nuk egziston. Sot abuzohet në emër të gjakmarrjes. Opinioni tek ne për këtë fenomen është vrasës. Ka familje të viktimave që nën peshën e dhimbjes, mungesën e drejtësisë e të opinionit mbytës, se je i dobët, janë të detyruar të marrin hak.

Kjo ndodh edhe për arsye të ngadalësimit të strukturave për të vënë para ligjit ata që privojnë jetën e tjetrit. Ka patur deklarime të familjeve para mediave se po nuk u vu në vend drejtësia do ta vendosë vetgjyqësia. Është detyrë e të gjthëve për ta mbytur opinionin nxitës për vetgjyqësi, akoma më shumë kundër sekserëve mashtrues të ndonjë shoqate apo instituti, të cilave nuk u mjafton vendi dhe kanë hapur zyra deri në Kanada e SHBA, duke deformuar gjakmarrjen këtë plagë që nuk po mbyllet kurrë, për qëllime fitimi.

Në një shoqëri pa autoritet shtetëror njeriu është i ngarkuar me probleme të shumta, të cilat e bëjnë nervoz dhe mezi pret të shpërthejë e të shkarkojë diku pasi humbet arsyen. Jeta na është dhënë njëherë. Atë nuk duhet ta marrë askush. I aftë është ai që megjithë hallet që ka, ruan arsyen, mençurinë e qetësinë, për ta bërë sa më të lumtur pa i rënë në qafë askujt.


Gjakmarrje e deformua Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi