Ish-e dashura e David Cameron bëhet murgeshë
Wed 2 May 2012 - 3:29
Ish-e dashura e kryeministrit britanik, David Cameron, është bërë murgeshë pas betejës së gjatë me drogën dhe alkoolin. Laura Adshead, 44 vjeç, u njoh me David në vitin 1990, kur të dy studionin në universitetin e Oksfordit.
Ata ishin bashkë për më tepër se një vit, kohë gjatë së cilës punuan të dy në zyrat e Partisë Konservatore. Laura e la politikën pasi u nda me David dhe u largua për në Nju Jork, ku filloi të punonte për firmën e njohur Ogilvy & Mather. Por festat dhe aktivitetet sociale me milionerët e ekspozuan ndaj drogës dhe alkoolit, pre e të cilave u bë shumë shpejt. Por në vitin 2008, ajo vendosi të ndryshonte dhe u bë pjesë e një kuvendi murgeshash në Connecticut, SHBA.Laura, e cila njihet tashmë me emrin motër John Mary, bëri betimin 4 vjet më parë, dhe është aktualisht në fazën e stazhit. Periudha e formimit të saj si murgeshë do të zgjasë 4 vjet e gjysmë, ndërsa më pas mund të marrë titullin “nënë”.
Dikur me një jetë sociale shumë aktive e pjesë e festave të çmendura, tashmë Laura ujit lulet apo kujdeset për lopët qumështore. “Jeta në manastir… kjo është “beteja” e vërtetë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Nuk të lënë madje as të dalësh të shohësh një film në kinema. Por këtu nuk shpërqendrohesh nga emocionet njerëzore. Është si një shtëpi e qetë, ku gjërat zgjidhen me kalimin e kohës”, thotë Laura. / G.N.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi