- MalwinaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 2624
Hobi : nthg
Anetaresuar : 28/07/2011
E la e dashura se ishte 125 kg, 24-Vjeçari humb 50 kg, bëhet model
Thu 26 Apr 2012 - 18:00
24-vjeçari Jonny Laidler vendosi të ndryshonte në mënyrë drastike jetën e tij, pasi u braktis nga e dashura. Katër vjet më parë ai peshonte 125 kilogramë dhe ishte shumë i shëndoshë për gustot e të dashurës, e cila vendosi ta braktiste me pretendimin se nuk i pëlqente fizikisht.
Për muajt të tërë, Laidler nuk arrinte të dilte nga shtëpia për shkak të dëshpërimit, por reduktoi sasinë e ushqimit që konsumonte dhe iu përkushtua ushtrimeve fizike. Gjatë kësaj periudhe, ai humbi 50 kilogramë dhe u bë i përshtatshëm për të marrë pjesë në një konkurs modelimi, në të cilin doli fitues.
Më pas Jonny nisi një karrierë si model dhe tani është i shumëkërkuar nga kompani dhe shoqëri të ndryshme. Ai thotë se sot është shumë i lumtur për ngjarjen më të trishtuar që i ka ndodhur në jetë.
”Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të merresha me diçka të tillë në jetën time. Është e mrekullueshme dhe e pabesueshme se si arrita të fitoja. Gjithmonë kam qenë një njeri entuziast brenda vetes dhe kam qenë i lumtur me mënyrën se si dukesha edhe kur isha i shëndoshë. Të arrija në këtë formë fizike nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Ndonjëherë duhet të kalosh prova të forta në jetë dhe mënyra se si u ndava ishte traumatike, por ajo më shërbeu shumë dhe kam ecur shumë përpara.”, shprehet 24-vjeçari për Daily Mail.
- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: E la e dashura se ishte 125 kg, 24-Vjeçari humb 50 kg, bëhet model
Thu 26 Apr 2012 - 18:04
Paska vlejt per dicka ajo ndarje
- E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model
- E la gruaja se ishte i shëndoshë, burri transformohet në “model”
- Ish-e dashura e David Cameron bëhet murgeshë
- Humb jetën 34-vjeçari, bie nga shkëmbi
- Kriteret qe duhet te ket nje femer/mashkull qe te behet e/i dashura/dashuri jote/yt?.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi