Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model    Empty E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model

Tue 13 Mar 2012 - 12:16
E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model    52250LONDER - 24-vjeçari Jonny Laidler vendosi të ndryshonte në mënyrë drastike jetën e tij, pasi u braktis nga e dashura. Katër vjet më parë ai peshonte 125 kilogramë dhe ishte shumë i shëndoshë për gustot e të dashurës, e cila vendosi ta braktiste me pretendimin se nuk i pëlqente fizikisht.

Për muajt të tërë, Laidler nuk arrinte të dilte nga shtëpia për shkak të dëshpërimit, por reduktoi sasinë e ushqimit që konsumonte dhe iu përkushtua ushtrimeve fizike. Gjatë kësaj periudhe, ai humbi 50 kilogramë dhe u bë i përshtatshëm për të marrë pjesë në një konkurs modelimi, në të cilin doli fitues.

Më pas Jonny nisi një karrierë si model dhe tani është i shumëkërkuar nga kompani dhe shoqëri të ndryshme. Ai thotë se sot është shumë i lumtur për ngjarjen më të trishtuar që i ka ndodhur në jetë.

”Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të merresha me diçka të tillë në jetën time. Është e mrekullueshme dhe e pabesueshme se si arrita të fitoja. Gjithmonë kam qenë një njeri entuziast brenda vetes dhe kam qenë i lumtur me mënyrën se si dukesha edhe kur isha i shëndoshë. Të arrija në këtë formë fizike nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Ndonjëherë duhet të kalosh prova të forta në jetë dhe mënyra se si u ndava ishte traumatike, por ajo më shërbeu shumë dhe kam ecur shumë përpara.”, shprehet 24-vjeçari për Daily Mail.

(er.nu/BalkanWeb)
E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model    Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model    Empty Re: E la e dashura se ishte mbipeshë, 24-vjeçari humb 50 kg, bëhet model

Tue 13 Mar 2012 - 12:17
sic themi ne pas nje te keqe ka nje te mire e la nje e dashur do te zere 20 te tjera
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi