Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza që fitoi 12 olimpiada, pa i thënë kurrë askush “mëso” Empty Vajza që fitoi 12 olimpiada, pa i thënë kurrë askush “mëso”

Wed 2 May 2012 - 3:31
Eglantina BardhiKafeneja më e afërt është 1 orë larg me makinë nga shtëpia e familjes Maloku në fshatin Qerekë të komunës Nikël. Kur e vizituam rreth një vit më parë, Merita Maloku, një nga 5 vajzat e Qamil Malokut, sapo kishte mbaruar maturën dhe nga rezultatet u cilësua si më e mira në 38 mijë maturantë në rang republike.Asnjë 9 në dëftesa…Në dëftesat e saj nuk është shënuar kurrë nota 9. Ka fituar 12 olimpiada në Republikë, sot është tek të 20-at dhe jeton në një shtëpi modeste me 4 motrat dhe prindërit e saj. Babai është shofer dhe nëna shtëpiake. Ka kryer gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë dhe i janë dashur çdo ditë, për katër vjet, të bëjë 1 orë rrugë me makinë nga shtëpia e saj deri në klasë.

Vajzë province…?!

“Çfarë bëj? Lexoj pa fund. Më pëlqen shumë të lexoj, – thotë thjesht Merita. Na rrëfeu edhe që është ndjerë e paragjykuar si “vajzë province” sa herë që merrte pjesë në olimpiada dhe madje nuk i ka shpëtuar dot edhe një ndjesie sikleti. “Më lindnin shumë dyshime për veten time nga këto paragjykime, dhe më kapte ankthi se si do të dilja..” – thotë për Shekullin. Por ajo thjesht doli më e mira, absolute, me maksimumin e pikëve dhe me të gjitha dhjeta.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza që fitoi 12 olimpiada, pa i thënë kurrë askush “mëso” Empty Re: Vajza që fitoi 12 olimpiada, pa i thënë kurrë askush “mëso”

Wed 2 May 2012 - 3:32
Vajza që fitoi 12 olimpiada, pa i thënë kurrë askush “mëso” Merita-Maloku-5-300x224Shoqe dhe Kafe?

“Shoqen më të afërt e kam dy orë larg dhe për kafe nuk para dal. Ndoshta ndonjë moshatarit tim mund ti duket e habitshme por unë kënaqem tek lexoj”,- pohon me buzë në gaz adoleshentja. Sot është studente e Fakultetit të Mjekësisë. Studion çdo ditë rreth 8 orë. “Por orët e para të mëngjesit më shijojnë më shumë për të lexuar” – shton pa e ndarë nga fytyra buzëqeshjen.



Babai i Meritës:

Jam krenar për vajzën time edhe pse nuk mund t’ia plotësoj ndoshta të gjitha kërkesat dhe dëshirat që mund të ketë çdo bashkëmoshatar i saj. E di që ajo meriton më shumë..

Nëna e Meritës:

Merita nuk ka qenë kurrë në kopësht por që në klasën e parë ka qenë më e mira. Kurrë nuk i kam thënë “mëso”, ajo i ka dashur gjithmonë librat. Zoti më ka bekuar, jam krenare për të.



KURIOZITETE

Fshati e mban për të çmendur por ai bën llogari me 20 shifra

Fatmir Rrokaj është shembulli se si në një vend si Shqipëria, edhe gjenitë mund të katandisen në ditë të hallit. Fatmiri jeton në fshatin Varibop të Mallakastrës. Në fshat e mbajnë për të çmendur, por gjatë një séance televizive direkte, ai arriti të bënte në pak sekonda përllogaritje që kapnin deri në 20 shifra. Drejtori i shkollës locale, tha se Fatmiri është dalluar për aftësi të tilla gjeniale që në moshën 13-vjecare Fatmir Rrokaj. Historia e tij është e dhimbshme pasi tashmë, ai ka mbetur rrugëve, pa mbështetje, pa strehë e ushqim. Njerëzit e ngacmojnë, i japin shumë ushtrime për të zgjidhur, madje e rrahin kur ai nuk iu përgjigjet. Fatmiri është shtruar 3 herë në spitalin psikiatrik të Vlorës. Lokalet e fshatit kundrejt një birre e shfrytëzojnë atë për t’ju bërë llogaritë, edhe tashmë në moshën 41-vjecare.

Videot për rastin Fatmir Rrokaj dhe raste të ngjashme mund ti shikoni këtu: ëëë.youtube.com/ëatch?v=BA6gpajQM3Y&feature=share, http://tv.repubblica.it/mondo/la-calcolatrice-umana-alberto-batte-il-suo-record/75267/73629?pagefrom=1





Bëhet gjeni në matematikë pasi e rrahin brutalisht

Një person që e kishte braktisur kolegjin, tani vlerësohet si një gjeni në matematikë. Atë e kishin rrahur në rrugë brutalisht, duke i dëmtuar trurin. Jason Padgett, 41 vjeç, u la pa ndjenja në rrugë pasi u sulmua kur doli nga një klub karaoke dhe u godit disa herë në kokë. Tani, ngado që hedh sytë ai sheh formula matematikore dhe i kthen ato në diagrama, të cilat mund t’i vizatojë me dorë. Ai është i vetmi person në botë që e ka këtë aftësi dhe ekspertët thonë se kjo i ka ardhur nga plagosja në tru. Ai tani është një gjeni, që krahasohet me matematikanin brilant John Nash, që ka frymëzuar filmin “Një mendje e bukur”. Ai nuk ka diplomë dhe ka shumë pak njohuri në matematikë. Por që kur atij tentuan t’i grabisin xhaketën e lëkurës, gjërat ndryshuan dhe shkencëtarët janë me gojë hapur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi