Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sëmundja misterioze në Vietnam, 19 viktima Empty Sëmundja misterioze në Vietnam, 19 viktima

Wed 2 May 2012 - 22:35
Sëmundja misterioze në Vietnam, 19 viktima 53974VIETNAM- Autoritetet shëndetësore në Vietnam kanë kërkuar ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Shteteve të Bashkuara për të hetuar një sëmundje misterioze, e cila deri tani ka vrarë 19 njerëz dhe ka infektuar 171 të tjerë.

Rastet kanë ndodhur të gjitha në një provincë qendrore të vendit, ku niveli mesatar i varfërisë është i lartë dhe kushtet e jetesës janë të vështira. Sëmundja ka prekur kryesisht fëmijët dhe adoleshentët, por shkaqet e saj janë ende të paqarta.

Sëmundja shfaqet fillimisht me temperaturë të lartë, e ndjekur nga humbja e oreksit dhe një skuqje të lëkurës që mbulon duart dhe këmbët. Pacientët që nuk trajtohen shpejt dhe me medikamente mund të pësojnë disa komplikacione, kryesisht në mëlçi dhe organe të tjera jetësore, shpjegoi për Associated Press mjeku i fshatit Ba Dien në provincën Quang Ngai.

Aktualisht ka rreth 100 njerëz të hospitalizuar dhe 10 prej tyre janë në gjendje kritike. Pacientët me simptoma të tjera të vogla dhe komplikime janë mbajtur nën vëzhgim dhe trajtohen në shtëpitë e tyre. Kur sëmundja identifikohet shpejt medikamentet mund ta luftojnë atë.

Ekspertët vietnamezë nuk janë në gjendje të identifikojë shkakun e sëmundjes, e cila është cilësuar alarmante nga autoritetet lokale.

Rasti i parë i sëmundjes është identifikuar në prill të vitit 2011, ndërsa në muajt që pasuan, numri i njerëzve të infektuar u reduktua gradualisht derisa u zhduk thuajse tërësisht në tetor. Që prej marsit të këtij viti sëmundja u shfaq sërish. Autoritetet numërojnë 68 raste dhe tetë vdekje nga kjo sëmundje në periudhën ndërmjet 27 marsit dhe 5 prillit.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi