Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Zbulohet shpella gjigante në Vietnam Empty Zbulohet shpella gjigante në Vietnam

Mon 25 Apr 2011 - 16:11
Në thellësi të një xhungle në Vietnam është zbuluar shpella më e madhe në botë, e quajtur Hang Son Dung, apo “shpella e lumit malor”.
Dimensionet e kësaj shpelle janë aq të mëdha sa në të lirisht do të mund të ndërtohej një bllok soliterësh të New Yorkut. Speleologët, incizimet spektakolare të të cilëve i ka publikuar revista National Geographik.
Kjo shpellë gjndet afër kufirit të Vietnamit me laosin, kurse korridori kryesor i saj është i gjatë mbi 5 kilometra, lartësia rreth 250 metra dhe gjerësia 150 metra.
Në hulumtimin e shpellës gjigante në Vietnam speleologët kanë shfrytëzuar teknologjinë e laserëve dhe kanë depërtuar katër kilometra e gjysmë thellë, por nuk kanë mundur të shkojnë tutje për shkak të rritjes së një uji nëntokësor që kalon nëpër shpellë.
Shpellën e ka hulumtuar ekipi i Adam Spillane, anëtarit të ekspeditës së Shoqatës britanike për hulumtimin e shpellave.
“Do të kthehemi në mot dhe do të vijojmë hulumtimin”, ka deklaruar ai.
Hyrjen në këtë shpellë e ka zbuluar Ho Hang, një banor lokal, në vitin 1991. Mirëpo popullata e fshatit të afërt nuk ka pasur guxim të hyjë në të për shkak të zhymës së madhe të lumit nëntokësor. Shpella u bë e njohur për botën në vitin 2009, kur një grup shkencëtarësh britanikë hyri për herë të parë në thellësi të saj. Mirëpo, matjen e dimensioneve të saj e bëri ekipi i Adam Spillanes.
Ky ekip zbriti në shpellën gjigante në prill të vitit 2010. ata kanë konstatuar se nëpër brendinë e shpellës, që ka stalagmite gjigante prej 70 metrave, kalon një lum shumë i madh nëntokësor.
Sipas Federatës ndërkombëtare të speleologëve, me seli në Francë, shpella e Vietnamit është vërtetë me përmasa gjigante.
Zbulohet shpella gjigante në Vietnam Shpella-300x199
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi