Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjuha e shenjave, Kodra: Interpreti edhe në institucionet publike Empty Gjuha e shenjave, Kodra: Interpreti edhe në institucionet publike

Fri 4 May 2012 - 14:37
Gjuha e shenjave, Kodra: Interpreti edhe në institucionet publike Gjuha-e-shenjave1336076889_thumb_baza1325_225Tiranë – Bota e tyre është e heshtur, por plot ngjyra, shenjat dhe gjestet janë fjalët e tyre me të cilat përpiqen të kuptohen dhe të integrohen në shoqëri, kështu mund të përkufizohet me dy fjalë jeta e personave që nuk dëgjojnë.
Pikërisht, vështirësia e personave që nuk dëgjojnë për t’u integruar në jetën shoqërore të vendit, ka tërhequr vëmendjen e shumë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në veçanti të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Personave që nuk Dëgjojnë (ANAD) organizuan në një nga sallat e Hotel “Tirana International” Tryezën e Rrumbullakët me temë “Proçesi i zyrtarizimit të gjuhës së shenjave, në Shqipëri”.
Në tryezën e zhvilluar zv/ministria e Punës Filloreta Kodra, theksoi se proçesi i ratifikimit të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për personat me aftësi të kufizuar, i cili është një instrument që do të nxis mbrojtjen e këtyre personave në bazë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është një nga prioritet kryesore dhe synimi ynë më i afërt i qeverisë sonë”.
“Shërbimi i interpretit të gjuhës së shenjave duhet futur menjëherë si në institucionet edhe administratën shtetërore ku ofrohen shërbime, edhe në të gjitha mjediset e tjera me rëndësi publike si një detyrim ligjor, që t’u sigurojë të drejtat që meritojnë këtij komuniteti”, vuri në dukje zëvendësministrja Kodra.
Florian Rojba, trajner lokal i Organizatës Shqiptare të njerëzve që nuk dëgjojnë i intervistuar nga ATSH, tha se “fillimi i proçesit për njohjen zyrtare nga ana e qeverisë shqiptare e gjuhës së shenjave është fillimi i një rruge të gjatë dhe mjaft të rëndësishme për ne”. Kjo, do të mundësohet përmirësimi i kushteve të jetës dhe respektimi i të drejtave të tyre”.
Sakaq, sipas Konventës së OKB-së, zyrtarizimi i gjuhës së shenjave do të sjell për vendin tonë rritjen e nurmit të interpretëve të kësaj gjuhe, të cilët do të punësohen në administrat, arsim etj, me synimin për ti mundësuar kësaj kategorie personash marrjen e informacionit në çdo institucion.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rezulton që 1% e popullsië në të gjithë botën të bëjnë pjesë në personat që nuk dëgjojnë, ndërsa sa i takon vendit tonë ky numër mendohet të jetë rreth 4 000 persona, por statistika zyrtare për shqipërinë nuk ka.. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi